www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krasniqi: Partitë dhe kryeministri e kanë në dorë zgjidhjen e krizës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Krasniqi: Partitë dhe kryeministri e kanë në dorë zgjidhjen e krizës    Wed Oct 20, 2010 12:17 am


Prishtinë, 19 tetor - Ushtruesi i detyrës së presidentit të vendit dhe njëherë kryetar i Parlamentit, Jakup Krasniqi, zgjidhjen e krizës institucionale ia ka lënë në dorë partive politike, duke thënë se shkurtimi i krizës institucionale ka mundësi të ndodhë nëse shkohet në zgjedhjet e parakohshme, por për këtë ai vlerëson se duhet të vendosin partitë që janë në Kuvend.
Ai këto komente i bëri të martën, gjatë një takimi me një delegacion nga Bundestagu Gjerman, të cilin e udhëhiqte Ute Kumpf.
Krasniqi ka theksuar se pas të ditës shtunë ka një realitet të ri në Kosovë dhe zgjedhjet parashihen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas tij në raste të tilla dhe këto zgjedhje varen nga kryeministri i Kosovës, por edhe nga partitë politike që të participojnë në Kuvend, kurse nga grupet parlamentare ai pret reagimet e duhura.
Ute Kumpf, që kryeson delegacionin e Bundestagut gjerman ka theksuar se këto zhvillime përcillen me vëmendje nga Gjermania. Por ajo nuk ka dashur të kritikojë situatën politike në Kosovë, duke kërkuar nga partitë kosovare që të veprojnë me përgjegjshmëri.
"Mua si mysafir nuk më takon që të jap kritikë, apo të vlerësoj situatën politike të Kosovës, mirëpo mendimi im personal është se ne presim nga partitë politike që ata të veprojnë me përgjegjshmëri dhe sipas Kushtetutës, dhe pres që të ketë zgjedhje, kur them zgjedhje, ato janë pjesë e sistemit parlamentar dhe demokratik. Dhe ne kemi përgjegjësi sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë", ka thënë Kumpf.
Vizita e delegacionit gjerman zhvillohet për arsye se do të ndahen dy bursa nga Parlamenti gjerman, për dy studiues nga Kosova. Për këto dy bursa kanë aplikuar 8 të rinj, të cilët sot do të intervistohen.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Krasniqi: Partitë dhe kryeministri e kanë në dorë zgjidhjen e krizës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum