www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jovan Ratkoviq në krye të ekipit serb për dialog me Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Jovan Ratkoviq në krye të ekipit serb për dialog me Kosovën   Wed Oct 20, 2010 10:48 pm



Prishtinë/Beograd, 20 tetor - Jovan Ratkoviq është emri i personit që duket se është përzgjedhur për të qenë në krye të ekipit serb për dialog me Kosovën. Sipas burimeve të sigurta të “Kohës Ditore”, kryetari serb Boris Tadiq thuhet të jetë para vendimit për të emëruar Ratkoviqin në pozicionin e kryenegociatorit, kanë thënë këto burime.

Informata ka qenë e pamundur të konfirmohet nga burime të tjera. Jovan Ratkoviq është një emër jo fort i njohur për opinionin kosovar, është këshilltar i Tadiqit për marrëdhënie me Bashkimin Evropian dhe
NATO-n, ndërsa në Serbi njihet edhe si një prej themeluesve të lëvizjes "Otpor" (Rezistenca), e cila pati ndihmuar në rrëzimin e Slobodan Milosheviqit në vitin 2000. Jovan Ratkoviq është i diplomuar në “University of East Anglia”, në politikë dhe ekonomi mjedisore me marrëdhënie ndërkombëtare.

Ai ka punuar në organizatën joqeveritare Qendra Informative e Serbisë në Londër, që në mënyrë aktive u ka ndihmuar forcave demokratike në Serbi. Pas kësaj ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Paktin e Stabilitetit dhe ka përfaqësuar Serbinë e Malin e zi në procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Më 2003 është punësuar si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa më 2006 këshilltar i posaçëm i presidentit serb. Me gjithë kundërshtimin e tij ndaj Milosheviqit, Ratkoviq shfaq anime të forta nacionaliste serbe. Rreth Veselin Sljivanqanit, i dënuar nga ICTY për rolin e tij në masakrën e Vukovarit, Ratkoviq ka shkruar se “është i bindur në pafajësinë” e tij

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Jovan Ratkoviq në krye të ekipit serb për dialog me Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum