Prishtinë, 20 tetor - Partitë opozitare në Kosovë deklaruan të mërkurën se nuk mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, mirëpo sipas tyre zgjedhjet e tilla do të përkraheshin vetëm në rast se do të përkeqësohej situata politike në vend.
Pas takimit të Grupit punues për zgjedhje, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala tha se kjo parti nuk e mbështetë idenë për zgjedhje të jashtëzakonshme në vend, por të vazhdohet me këtë formë deri në zgjedhjet e parakohshme, të përcaktuara që të mbahen me 13 shkurt, raporton Telegrafi.
Po ashtu, edhe Ibrahim Makolli nga Aleanca Kosova e Re tha se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për faktin se mbajtja e zgjedhjeve për një periudhë të shkurtër cenon mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Megjithatë, këto dy parti opozitare pohuan se do të përkrahnin zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm në rast se situata politike në vend do të përkeqësohej.
Shala nga AAK-ja dhe Makolli nga AKR-ja nuk thanë se do të kërkojnë mocion votëbesimi për Qeverinë.
Ndërkaq, Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës pas këtij takimi të Grupit punues për zgjedhjet nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.
_________________________________________________________________________
Per informata ne Ptk kliko ketuQendrim Rexhaק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]