www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sërish incidente në Veri, digjen dy vetura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Sërish incidente në Veri, digjen dy vetura   Wed Oct 20, 2010 10:58 pm



Mitrovicë, 20 tetor - Gjatë natës së kaluar janë djegur dy automjete dhe një tjetër është dëmtuar në veri të Kosovës. Një veturë është djegur në Zveçan dhe dy në pjesën veriore të Mitrovicës. Kësaj radhe, pohojnë burimet në Veri, piromanët serbë kanë pasuar për qëllim frikësimin e personave të cilët janë duke bashkëpunuar me institucionet e Kosovës, OJQ-të apo kompanitë e ndryshme të bizneseve. Dëmtimin e automjeteve në Zveçan dhe veri të Mitrovicës e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë.
Dy automjete private, pronë të viktimave të përkatësisë etnike serbe, ishin cak i sulmeve me përzierje ndezëse, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka thënë zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti. Sipas tij një automjet privat, “Peugeot 307”, me targa “KM”, është djegur si rezultat i hedhjes së një substance ndezëse. Rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 2 e 30 min, pas mesnate, në rrugën “Car Dushan” në Zveçan. Njësitë policore, të cilat kanë reaguar në vendngjarje, kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur substancën ndezëse, që besohet të jetë një përzierje molotovi brenda lokalit (garazhit), në të cilin gjendej automjeti, i pronarit 34 vjeçar, të përkatësisë etnike serbe, Momçillo Arllovit. Dëme të mëdha materiale i janë shkaktuar automjetit të djegur dhe garazhit në të cilin gjendej automjeti, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz dhe për vlerë të dëmit. Po ashtu sipas policisë një akt i ngjashëm kriminal i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është regjistruar vetëm gjysmë orë më vonë, rreth orës tre , në rrugën “Xhon Kenedi” në veri të Mitrovicës. Në këtë rast është raportuar për dëme materiale në automjetin “Golf 2” me targa “NP” pronë e 56 vjeçarit Zoran Kasalloviqit, i përkatësisë etnike serbe. Dëme materiale më të vogla janë regjistruar edhe në një automjet të tretë të tipit “Golf 2” me targa “KM”, i cili ishte i parkuar shumë afër automjetit të djegur, i cili besohet të ishte cak i këtij sulmi kriminal, ka nënvizuar Hoti. Në vendngjarje, veç njësive policore të stacioneve përkatëse, kanë dalë edhe njësitë rajonale të hetuesve policorë së bashku me teknikët e kriminalistikës, të cilat kanë bërë ekzaminimet e vendit të ngjarjes dhe inicimin e hetimeve të para të rastit. Në të dy raste nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, ndërsa policia është duke punuar në drejtim të specifikimit të motiveve të mundshme të akteve kriminale, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Sipas burimeve të gazetës të dy sulmet në makina janë bërë ndajë pronarëve, që në veri perceptohen si persona të afërt me institucionet kosovare dhe se nuk është rasti i parë që këta persona janë sulmuar. Në Zveçanë është djegur makina e përfaqësuesit të shoqërisë civile për veriun e Mitrovicës, Momçillo Arllov, i cili në veri njihet si njeri shumë i afërt me OJQ-të në jug të Mitrovicës dhe me institucionet qendrore të Kosovës. Ndërsa në rasti e dytë në Mitrovicë është djegur makina e Zoran Kasalloviqit. Kasalloviq ka djalin me nusen, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa kanë qenë edhe pronar i antenës së operatorit IPKO, e cila ditë më parë është shkatërruar nga një shpërthim, me ç’rast është lënduar mbesa 3 vjeçare e Kasalloviqit. Sulmet ndaj personave që janë të afërt me institucionet kosovare dhe sulmet ndaje pasurisë së kompanive të Kosovës në veri të Mitrovicës burimet thonë se është duke i koordinuar grupi i ngushtë i strukturave paralele të Serbisë, të cilat veprojnë në veri të Kosovës. Sipas burimit grupi i ngushtë përbëhet nga komandanti i MUP-it serb, kryetar i rrethit të Mitrovicës, përfaqësuesit e Mbrojtjes teritoriale serbe si dhe nga udhëheqësit e KNS-së.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Sërish incidente në Veri, digjen dy vetura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum