www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fajon: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pengohet nga 5 vendet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Fajon: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pengohet nga 5 vendet   Fri Oct 22, 2010 12:52 am



Prishtinë, 21 tetor - Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka thënë të enjten se mosnjohja nga pesë vendet e BE-së nuk do të paraqes ndonjë problem për integrimin e Kosovës, e cila duhet të vazhdojë në përmbushjen e kritereve, në mënyrë që deri në fund të vitit 2011, të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
Eurodeputetja nga Sllovenia po qëndron për të dytën ditë në Prishtinë për të përkrahur institucionet e Kosovës në implementimin e nevojshëm për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast është pritur edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Në këtë rast, siç raporton RTV21, Fajon ka premtuar mbështetjen e saj në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e Shengenit të bardhë, ndërsa tha se mosnjohja nga pesë vendet e BE-së nuk do të paraqes ndonjë problem për integrimin e Kosovës, pasi që ky proces është teknik, e jo politik.
“Mendoj se mosnjohja nga shtetet anëtare nuk ka të bëjë me këtë proces teknik. Presim që Komisioni Evropian të lëshojë disa udhëzime të qarta, një strategji për heqjen e regjimit të vizave dhe që Kosova të përqendrohet në zbatimin e këtyre kritereve. Do të jetë një rrugë e gjatë që do të kërkojë shumë, por mendoj se është e nevojshme të shkohet përmes kësaj rruge. Nëse do të ndodhë kjo deri në fundin e vitit të ardhshëm, mendoj se Kosova do të jetë në gjendje të hyjë në regjimin pa viza”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Kosova duhet të vazhdojë në përmbushjen e kritereve, në mënyrë që deri në fund të vitit 2011, të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
Eurodeputetja Fajon theksoi se nevojitet përmbushja e kritereve në sigurinë e dokumenteve, mandej siguria dhe integrimi i kufijve dhe hapa të rëndësishëm duhet marrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi shprehu domosdoshmërinë për marrjen e një strategjie zyrtare të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, pasi që puna e bazuar në udhërrëfyesin nacional nuk i mjafton Kosovës.
“Kemi thënë edhe më herët ne e kemi një udhërrëfyes vetanak i bazuar në shtetet e rajonit dhe kemi filluar plotësimin e kritereve si shtetet tjera. Megjithatë ne duhet ta kemi dokumentin zyrtar që për Kosovën është arritur një konsensus të thirret strategjia për liberalizmin e vizave. Premtimet kanë qenë për shtator, ato kërkesa që duhet për të marrë udhërrëfyesin zyrtar apo strategjinë ne i kemi plotësuar dhe me të drejt presim që sa më shpejt ta kemi në dispozicion, në mënyrë që në atë udhërrëfyes dhe dialog precizohen se cilat kushte tjera ne duhet t’i plotësojmë për të qenë në statusin e liberalizimit”, ka thënë ai.
Më tutje, Rexhepi theksoi faktin se institucionet e Kosovës përveç prioritetit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë duke punuar në plotësimin e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.
Ditë me parë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka kritikuar Komisionin Evropian për mosmbajtje të fjalës sa i përket strategjisë për liberalizimin e vizave.
Strategjia për liberalizimin e vizave është një dokument që është bërë i veçantë për Kosovën në vend të udhërrëfyesit, për shkak se Kosova ende nuk është njohur edhe nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Fajon: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pengohet nga 5 vendet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum