www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Enklavat serbe, qendra transitore të barnave të dyshimta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Enklavat serbe, qendra transitore të barnave të dyshimta   Fri Oct 22, 2010 1:13 am

Mitrovicë, 21 tetor - Kosova jo vetëm që është vërshuar nga barnat kontrabandë, por edhe është kthyer në vend transit të barnave, theksojnë zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Produkteve Medicinale (AKPM) dhe ata të Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës, në kushte anonimiteti. Sipas burimeve të Kohës Ditore, kontrabanda më e madhe e barnave bëhet në enklavat serbe, por edhe nëpër pikat kufitare në jug të Kosovës. Një sasi e barnave tregtohet edhe në veri të Kosovës. Barnat e karakterit humanitar, të cilat me dokumentacion u dedikohen enklavave serbe, përfundojnë nëpër barnatoret që shtrihen anekënd Kosovës. Kjo është mënyra më e lehtë për kontrabandistët e mëdhenj që t’i fusin barnat në tregun e Kosovës, pa pasur nevojë të sfidohen nga organet e sigurisë dhe ato të Doganave. Rrugët e tjera të futjes së barnave kontrabandë janë pikëkalimet kufitare Merdar, Dheu i Bardhë, Pejë, Han i Elezit dhe pjesa veriore e Kosovës, thotë burimi i gazetës.
Vlerësohet se në tregun e Kosovës nëpërmjet dilerëve të ndryshëm, vetëm kompania serbe për prodhimin e barnave “Galenika” nga Beogradi në tregun e zi në Kosovë shet barna kontrabandë me vlerë mbi 5.5 milionë euro. Gjithnjë, sipas burimeve, kontrabandisti më i madh i barnave në veri është kompania ‘Ballkan’, pronar i së cilës është Miroslav Laketiq, si dhe ‘Velo Farm’, të cilat i kanë depot farmaceutike në veri të Mitrovicës.
“Distribuimi i këtyre barnave bëhet përmes barnatoreve të palicencuara dhe të licencuara nga AKPM-ja”, thotë burimi. “Në tërë shtetin e Kosovës janë diku rreth 100 barnatore të palicencuara, të cilat distribuojnë një pjesë të këtyre barnave dhe këto barnatore ilegale nuk trazohen fare nga AKPM-ja dhe Inspektorati Farmaceutik i Kosovës”.
Sipas tij, në Kosovë nuk janë problem vetëm barnatoret e palicencuara, por edhe depot e palicencuara të barnave, që shpërndajnë barna me shumicë pa asnjë problem. Ka furnizues të barnave me shumicë dhe që lëshojnë fatura me emrin e kompanisë si ‘ZZZ’, ‘XXX’ etj., për të cilat nuk dihet prejardhja e tyre, ka thënë burimi nga AKPM-ja.
“Për të gjitha depot ilegale të kontrabandës së barnave janë në dijeni AKPM-ja dhe Inspektorati Farmaceutik i Kosovës, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Në shumë raste, gjatë inspektimit të inspektorëve të barnave, ata ballafaqohen me këto fatura, por asnjëherë deri më tani nuk është ngritur çështja rreth origjinës së këtyre depove dhe kompanive me emrin ZZZ apo XXX”.
Gjithashtu, burimi i gazetës nënvizon se edhe banderolat e vjetra me ngjyrë të kaltër janë falsifikuar dhe për këtë Agjencia e barnave është e njoftuar, por ka dyshime që edhe banderola e re është falsifikuar. Në kontrabandën e barnave kanë gisht edhe mjekët të cilët rekomandojnë barna kontrabandë, duke përmendur barin ‘Lasix’, por jo zëvendësimin e tij”.
“Shumica e barnave kontrabandë në Kosovë hyjnë direkt nëpër pikat kufitare, ndërkohë që lidhjet e kontrabandistëve janë shumë të forta me institucionet qendrore të Kosovës. Duhet përmendur fakti se Kosova është mbushur me barna kontrabandë, siç është rasti i ‘Viagras’, e cila tani nga Kosova po transportohet në Maqedoni, ku ditë më parë nga policia maqedonase është kapur një sasi”, thotë burimi nga Inspektorati Farmaceutik i Kosovës.
Ndërkaq, në lidhje me kontrabandën e barnave nga veriu i Mitrovicës, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka theksuar se ka raste kur policia ndalon dhe konfiskon sasi të barnave kontrabandë nëpër bagazhet e makinave. Sipas tij, policia e Kosovës ditë më parë ka ndaluar në tri raste barna të kontrabanduara në bagazhet e makinave, të cilat janë konfiskuar dhe ndaj këtyre personave të përfshirë në këtë tregti ilegale janë duke u zhvilluar hetime dhe pritet që ata të dalin para drejtësisë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: Enklavat serbe, qendra transitore të barnave të dyshimta   Fri Oct 22, 2010 2:52 am

enklavat i lejuam vet,tani!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Enklavat serbe, qendra transitore të barnave të dyshimta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum