www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 U hap edhe krahu tjetër i tunelit të Kalimashit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: U hap edhe krahu tjetër i tunelit të Kalimashit   Sat Oct 23, 2010 12:26 am



Kukës, 22 tetor – Rreth orës 11 e 30 minuta, sot u hap edhe krahu tjetër i tunelit të Kalimashit, që do të shpejtojë udhëtimin midis Prishtinës e Tranës, së paku për 20 minuta. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë ministrat homologë të transportit nga Shqipëria e Kosova, Sokol Olldashi e Fatmir Limaj. Ishte i pranishëm edhe ish-ministri shqiptar i Transporteve, aktualisht monistër i Brendshëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha. Po ashtu përveç përfaqësuesve të medieve nga të dy anët e kufirit shqiptar, merrnin pjesë edhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, që e prisnin me padurim hapjen e dy krahëve të tunelit.
Krahu verior i tunelit u hap pas përfundimit të të gjitha punëve, duke përfshirë edhe sinjalistikën, kamerat e sigurisë, ventilatorët, sistemet e alarmit dhe çdo gjë tjetër që duhet për ta bërë atë krejtësisht funksional. Pas hapjes së tunelit të dytë, udhëtarët nuk do të ndalen më në të dyja anët e tunelit për shkak të kalimit të automjeteve vetëm nga një korsi, me radhë.
Me hapjen e tunelit të dytë, kompania turko-amerikane "Bechtel-Enka" mbyll përfundimisht kantierin e saj në këtë rruge, pas tri vjetësh punime dhe do të shpërngulet në Kosovë, për t'iu bashkangjitur kantierit të ngritur atje, për vijimin e ndërtimit të autostradës nga Morina drejt Merdares.
Tuneli Thirrë-Kalimash, i hapur në një masiv shkëmbor, ka dy hyrje veriore dhe jugore, me nga 5.6 kilometra secila. Një vit e gjysmë më parë kanë qenë tre kryeministra, i Shqipërisë, i Kosovës dhe i Turqisë që kanë marrë pjesë në përurimin e tunelit të parë, por shembja masive brenda tij ndërpreu për muaj të tërë lëvizjen e automjeteve për arsye sigurie, derisa të riparohej dëmi i madh.
Miliona udhëtarë gjatë dy vjetëve që kur u hap pjesërisht autostrada Durrës-Kukës kanë kaluar nëpër këtë rrugë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

U hap edhe krahu tjetër i tunelit të Kalimashit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum