www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi pajtohet për dialog me Serbinë para zgjedhjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Thaçi pajtohet për dialog me Serbinë para zgjedhjeve    Sat Oct 23, 2010 12:32 am




Prishtinë, 22 tetor – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pajtuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të nisë para zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Burime të të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se një ofertë nga zyra e lehtësuesit të këtyre bisedimeve, Robert Cooper, ka bindur edhe Qeverinë e Kosovës që dialogu të fillojë para se të mbahen zgjedhjet nacionale, ndërkaq Serbia ka kohë që ka shprehur qëndrimin e saj se është për nisje të dialogut sa më shpejt që të jetë e mundur.
Oferta, të cilën Cooper e ka dorëzuar personalisht ditë më parë në Prishtinë dhe Beograd, është që përfaqësues nga të dyja vendet të kenë një takim të përbashkët, ku do të flasin për çështjen e të pagjeturve. Në takim, siç kanë shpjeguar burimet, Brukseli nuk ka kërkuar që të marrin pjesë liderët, por gjithsesi ka kërkuar që delegacioneve nga të dyja vendet t`u prijnë një zyrtar i afërt me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një zyrtar i afërt me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.
“Takimi duhet të ndodhë brenda javësh”, kanë thënë zyrtarë evropianë.
Përderisa Brukseli tashmë e di emrin e zyrtarit që do ta kryesojë delegacionin nga Serbia, kryesuesi i delegacionit kosovar ende nuk është zgjedhur nga kryeministri Hashim Thaçi.
Burimet e gazetës kanë thënë se kryeministri Thaçi planifikon që në kuadër të delegacionit kosovar të dërgojë në takim tërë komisionin qeveritar për persona të pagjetur, ndërkaq ende po mendon për zyrtarin e afërt të tij, që Brukseli ia ka kërkuar si kryesues delegacioni.
Një zyrtar i lartë qeveritar i ka thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se Thaçi nuk është i interesuar që kryesuesi i delegacionit të ketë profil politik, edhe pse ka mundësi që të jetë ndonjëri nga këshilltarët e tij.
“Nuk do të jetë përfaqësues politik. Ai që do ta kryesojë delegacionin nuk do të jetë as në listën zgjedhore të PDK-së”, i ka thënë gazetës ky burim.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në anën tjetër e ka zgjidhur dilemën me kryesuesin e delegacionit që do të dërgojë në këtë dialog. Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se presidenti serb do ta zyrtarizojë shumë shpejt si kryesues të ekipit serb këshilltarin e tij Jovan Ratkoviq, i cili është një emër jo fort i njohur për opinionin kosovar. Ai është këshilltar i Tadiqit për marrëdhënie me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa në Serbi njihet edhe si një prej themeluesve të lëvizjes "Otpor" (Rezistenca), e cila pati ndihmuar në rrëzimin e Slobodan Milosheviqit në vitin 2000.
Nisjen e shpejtë të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e ka konfirmuar për gazetën edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Në një intervistë për “Kohën Ditore” të botuar të mërkurën, Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë përgjegjësinë për atë që ai e ka quajtur nisje e dialogut për çështje humane.
“Bisedimet e njëmendta në këtë vend do të fillojnë pas zgjedhjeve dhe legjitimitetit të qeverisjes. Ka tema, siç është ajo e të pagjeturve, që janë diskutuar edhe më herët, dhe bisedimet për një temë të tillë mund të vazhdojnë, por bisedimet politike do të fillojnë vetëm pas zgjedhjeve. Ne jemi pajtuar që të jemi konstruktivë dhe të mbrojmë interesin e vendit”, ka thënë Kuçi.
Dorëheqja e ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe futja e vendit në krizë institucionale pati bërë që Qeveria e Kosovës të kundërshtonte mundësinë e nisjes së bisedimeve para zgjedhjeve.
Mesazhi i sekretares Clinton se nuk mund të priten zgjedhjet dhe presioni i madh i Brukselit që dialogu të fillojë para mesit të dhjetorit kur në BE nisin pushimet e fundvitit, kanë bërë që Qeveria e Kosovës të bindet për bisedimet, por vetëm për çështje humane dhe jopolitike.
Edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, është pajtuar ditë më parë që dialogu Beograd-Prishtinë të fillojë me tema për çështje jetësore, sikurse janë zgjidhja e problemeve të personave të pagjetur. Në një intervistë për gazetën beogradase “Politika”, Tadiq ka thënë se bisedimet nuk duhet të drejtohen nga presidenti, kryeministri apo ministrat, por sipas tij “është në interesin e serbëve dhe të shqiptarëve” që ekspertët të diskutojnë për çështje jetësore.
Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, ka thënë për “Kohën Ditore” se nuk ka ndonjë informacion për avancimin e bisedimeve me Serbinë. Përfaqësues të Prishtinës dhe të Beogradit ka kohë që bisedojnë për çështjen e të pagjeturve edhe me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Thaçi pajtohet për dialog me Serbinë para zgjedhjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum