www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës    Sat Oct 23, 2010 12:34 am



Prishtinë, 22 tetor - Kanada e mbështetë fuqishëm integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin e saj, tha ambasadori i Kanadasë në Kroaci, Ed Laughlin.
Ai gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati tha po ashtu se mbështetë dialogun që pritet të fillojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike.

Në këtë takim, ambasadori Laughlin, shfaqi besimin se me kohë do të zbatohet edhe në veri Pakoja e Ahtisarit, ku ende ka probleme në këtë drejtim. Ai e ka vlerësuar atë si zgjidhjen më të mirë, që ofron garanci për të gjitha komunitetet.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati duke folur për gjendjen në Mitrovicë ka thënë se në përgjithësi gjendja është e rëndë.

Kastrati njoftoi se ka tensione si pasojë e incidenteve të shpeshta që shkaktohen nga strukturat paralele serbe. “Në veri veprojnë strukturat paralele serbe që dhjetë vjet dhe ato sfidojnë rendin dhe ligjin në gjithë veriun e vendit”, u shpreh kryetari i Mitrovicës.

Poashtu ai foli edhe problemet e banorëve shqiptarë në veri. Ai e njoftoi ambasadorin kanadez se shqiptarët në veri kanë probleme me qarkullim të lirë dhe qasje në pronat e tyre.

Kastrati njoftoi më tej se strukturat paralele serbe janë duke bërë presion jo vetëm te qytetarët shqiptarë, por edhe tek ata serbë, të cilët nuk kanë liri deklarimi politik.

Si hap pozitiv për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, kryetari i Mitrovicës e ka përmendur vendosmërinë e autoriteteve të rendit, të cilat së fundi e kanë rritur praninë e tyre dhe kanë shtuar masat e sigurisë.

Kastrati ka folur edhe për gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale, ndërsa ka falënderuar ambasadorin Laughlin për interesimin e tij dhe për mbështetjen që ka ofruar Kanadaja vazhdimisht për proceset e rëndësishme në Kosovë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Kanada përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum