www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AKR-ja do mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: AKR-ja do mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes   Sat Oct 23, 2010 11:44 pm



Prishtinë, 23 tetor - Partia e Behgjet Pacollit, të premten, ka marrë iniciativë për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës, jo për faktin se ajo është duke u drejtuar keq nga kryeministri Hashim Thaçi, por për “fajin” e LDK-së, që është tërhequr nga koalicioni qeverisës dhe ka shkaktuar krizë institucionale. “Koha Ditore” ka arritur të siguronte mocionin e mosbesimit të Qeverisë, të përpiluar nga Grupi parlamentar i AKR-së, në të cilin, si arsyetim për largimin e Qeverisë aktuale, merret vetëm rreziku që vendi mund të përfundojë në krizë të përgjithshme institucionale, pas veprimeve të LDK-së.
“Kriza institucionale, e shkaktuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku ka konstatuar shkelje serioze të Kushtetutës nga ana e Presidentit, që ka rezultuar me dorëheqjen e presidentit të Republikës së Kosovës dhe, pas tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar, rrezikon të derivojë me krizë të përgjithshme institucionale në vend”, thuhet në arsyetimin e mocionit. Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, e arsyeton këtë formulim me degjenerimin e vazhdueshëm të Qeverisë që është duke ndodhur pikërisht si rrjedhojë e dy vendimeve të specifikuara në mocion.
Ideja për ta iniciuar një mocion mosbesimi për Qeverinë ka nisur të zhvillohej që nga fundi i javës që e lamë pas, kur Kryesia e LDK-së mori vendim për t’u tërhequr nga koalicioni me PDK-në.
Cila nga partitë politike parlamentare e mbështetë këtë mocion, çka mendojnë ushtruesi i detyrës së Presidentit, PDK-ja, LDK-ja, LDD-ja e të tjerat dhe si pritet të zgjidhet çështja e krizës së tashme politike në Kosovë, lexoni gjerësisht në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

AKR-ja do mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum