Vala powered by b>PTK b> font>


Numri i postimeve : 3627 Data regjis. : 08/04/2010 Age : 27 Location : Kosovë
 | Titulli: KK në Lipjan shuan 15 vende pune, nxiten reagime Sun Oct 24, 2010 12:40 am | |
| Lipjan, 23 tetor – Komuna e Lipjanit ka dhënë njoftimin se do t’i shuajë 15 vende pune, kryesisht të atyre punëtorëve që tashmë me strukturën organizative të Administratës nuk konsiderohen si shërbyes civil. Për këto shkurtime të vendeve të punës janë njoftuar ndërkohë edhe vetë punëtorët e Komunës, e të cilët kanë reaguar lidhur për këtë shkurtim. Ndërprerja e kontratës së punës që nga 1 janari i viti të ardhshëm do të bëhet, ndërkaq kryesisht për mirëmbajtës dhe punëtorët që kanë ofruar shërbime e siguri në hyrje të objektit komunal. “Në mbështetje të Ligjit për Shërbim Civil të RK për strukturën organizative të Administratës, ju njoftojmë se së shpejti do të bëhet ndërprerja e njëanshme e kontratës tuaj të punës. Prandaj, ju njoftojmë se data e fundit e marrëdhënies tuaj të punës mund të jetë 31.12.2010, varësisht nga zhvillimet e procedurave të shpalljes publike për ofrimin e shërbimeve të sigurisë dhe mirëmbajtjes së objekteve”, thuhet në njoftimin e kreut të Lipjanit, Shukri Buja për punëtorët e paralajmëruar për largim. Ky njoftim ka nxitur punëtorët në largim që ta takojnë me urgjencë Sindikatën e punëtorëve të kësaj komune për të kërkuar sqarime shtesë për vendimin që është marrë. Sherif Retkoceri, një punëtor që ka marrë njoftimin për ndërprerje të kontratës, ka thënë se ai nuk sheh bazë për shkëputje të kësaj kontrate. “Sipas rregullave ne kemi kontratë deri më 31 dhjetor 2011 dhe nuk e di se ku ka bazë të shkëputet kontrata para kohe. Kjo është bërë pa pëlqimin tonë dhe njëanshëm”, ka thënë ai. Nga ana tjetër, Mehmet Krenzi, udhëheqës i Sindikatës së punëtorëve të Komunës, ka thënë se Sindikata është e punëtorëve dhe jo e pushtetit, ndërsa sipas tij, do të hulumtohet se çfarë mbështetje ligjore ka ky vendim. _________________________________________________________________________ Per informata ne Ptk kliko ketuQendrim Rexhaק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς. ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค. ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b] |
|