www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Haliti: Vetëm zgjedhjet e shpejta na nxjerrin nga kriza

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Haliti: Vetëm zgjedhjet e shpejta na nxjerrin nga kriza    Sun Oct 24, 2010 1:15 am



Prishtinë, 23 tetor - Vetëm zgjedhjet e shpejta mund ta nxjerrin Kosovën nga kriza e krijuar pas prishjes së koalicionit me LDK-në, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së PDK-së. Ndonëse, sipas Halitit, zgjedhjet e jashtëzakonshëm nuk është e lehtë të organizohen, ai thotë se nuk e përjashton mundësinë që pas zgjedhjeve të ketë sërish koalicion me LDK-në.
Sipas Halitit, në bazë të kërkesave të subjekteve politike, të partive të ndryshme, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës, pakicat, dy-tri parti parlamentare janë deklaruar publikisht se janë për zgjedhje të parakohshme, që nënkupton diku në mesin e dhjetorit.
Të domosdoshme janë për shumë arsye, sepse procesi i bisedimeve me Serbinë duhet të fillojë, procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike duhet të vazhdojë, duhet ta miratojmë buxhetin e Kosovës dhe duhet të vazhdojmë me marrëveshjet që i kemi bërë më herët në drejtim të ndërtimit të infrastrukturës në Kosovë.
“Tani zgjidhje tjetër unë nuk shoh, për arsye se koha për t’u futur në koalicione të reja mendoj që është shumë e shkurtër dhe, meqenëse presidenti ose ushtruesi i detyrës së presidentit të vendit ka shpallur zgjedhjet e ardhshme më 13 shkurt dhe për të cilat janë pajtuar të gjithë si zgjedhje të parakohshme, mendoj se situata e re e krijuar me daljen e LDK-së nga Qeveria, ka krijuar domosdoshmërisht krizë të re, do ta quaja, në drejtim të institucioneve në Kosovë, dhe kërkon veprim.
Dhe, veprimi, them unë, do të jetë ai që të shpallen zgjedhjet më herët dhe ta kapërcejmë këtë situatë”, thotë ai.
Duke u përgjigjur në pyetjën se sa mund të rrezikohet një proces i lirë dhe demokratik me organizimin e zgjedhjeve të shpejta, Haliti tha se “e kam këtë frikë, që nuk është e lehtë të organizohen zgjedhje të pakontestueshme me këtë shpejtësi të madhe. Kam një frikë tjetër që vëzhguesit ndërkombëtarë nuk e kanë të lehtë të marrin pjesë në prag të Krishtlindjeve në vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë. Por, besoj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partitë politike, duhet të angazhohen
dhe t’u japim hapësirë shtesë vetë partive politike të Kosovës, t’i legjitimojmë njerëzit kyç që të kenë të drejtë të jenë vëzhgues nëpër qendrat e votimit.
Këtu duhet përfshirë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës të të gjitha partive, edhe përfaqësues legjitimë të partive politike, të cilat dëshirojnë t’i vëzhgojnë zgjedhjet, jo vetëm në një qendër, por të lëvizin nëpër Kosovë dhe kjo mos t’iu zihet për të madhe se po shkojnë për vota. Të kenë mundësi të rrinë në distancë për të kontrolluar procesin; një angazhim të madh të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të komisionarëve, Policia e Kosovës duhet të jetë e pranishme, ambasadat e huaja në Kosovë dhe shumë vëzhgues që mund të vijnë nga Këshilli i Evropës.
Po besoj se duke pasur parasysh edhe territorin e vogël të Kosovës dhe të qarkullueshëm, edhe pse ka, do të thosha, pak pengesa sepse ndërtimi i rrugëve i ka krijuar këto pengesa të vogla, por brenda një ore mund të lëvizin qarkullojnë nëpër të gjithë Kosovën. Besoj që mundësitë i kanë që të kenë një mbikëqyrje solide për zgjedhjet.
Haliti mendon se për shkak të situatës së krijuar gjatë këtij mandati 3-vjeçar, do të jetë e vështirë që të krijohet prapë një koalicion i përbashkët. “Por, nuk e përjashtoj mundësinë që sërish, varësisht nga rezultate që dalin nga zgjedhjet, nëse njëra ose tjetra palë, dhe në këtë rast mendoj që Partia Demokratike e Kosovës do të jetë dukshëm me më shumë vota sesa partitë e tjera, në qoftë se ka interes, mund të bisedojmë.
Por, besoj që do të ketë përpjekje për të bërë një koalicion të ri”, tha ai.
e Këshillit drejtues, që të mbajmë Kuvendin zgjedhor, por ne do ta përshpejtojmë mbajtjen e Kuvendit, për shkak të përshpejtimit të afatit ose kohës së zgjedhjeve në Kosovë dhe detyrimisht ne jemi të obliguar që në afatin ligjor dhe kushtetues ta mbajmë edhe Kuvendin e partisë, ose sipas rregullores së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Rreth Kuvendit zgjedhor të PDK-së. Haliti tha se të rejat e këtij kuvendi do të jenë se ne do ta përmbushim detyrimin tonë në raport me Komisionin Qendror.
Ndoshta do të ketë zhurmë, do të ketë kundërshtime në media te subjektet politike, po sidoqoftë ky është një vendim i Partisë Demokratike, dhe vendimet e partisë, kur janë të pakontestuara brenda përbrenda partisë, nuk ka kush pse i konteston, sepse janë vendime të brendshme të një subjekti, i cili është në garë për pushtet dhe rregullimin e brendshëm ose veprimet brendapërbrenda strukturave të saj, me vendime të veçanta, i lejohet që t’i bëjë.
Do të ketë plotësime në Këshillin drejtues, mund të ketë plotësime në Kryesi dhe nuk ka ndonjë, e kam thënë edhe një ditë, kërkesë që të ketë pretendent tjetër për kryetar të partisë. Ne do të shkojmë me një kandidaturë deri më tash që e kemi, në qoftë se ka propozime të tjera, i mbetet kuvendit që të vendosë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Haliti: Vetëm zgjedhjet e shpejta na nxjerrin nga kriza

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum