www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zellweger: Optimizmi ma ben jeten te lumtur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Zellweger: Optimizmi ma ben jeten te lumtur   Mon Oct 25, 2010 12:01 am

Askush s‘mund të thotë që Renee Zellweger-it, e cila e bëri rrugën e saj nga një qytet i vogël i Teksasit në listën primare të Hollivudit, i mungon pasioni dhe vendosmëria për t‘u bërë aktore e famshme. Por Zellweger nuk do të jetojë jetën e një aktoreje. Më 2004-n, ajo nuk e quajti Los Anxhelosin si shtëpinë e saj dhe lëvizi në Lindje, për të ikur nga paparacët. Në Nju Jork ku nuk e njohin gjithnjë, mund të jetojë një jetë më të thjeshtë. Megjithatë, aktorja fituese e “Oskarit”, nuk i ka problem kamerat në një sheshxhirimi. Ajo gjithmonë e pëlqen sfidën. Zellweger arriti të përvetësonte theksin e Karolinës së Veriut në kohën e luftës civile që e bëri të famshme për portretizimin e fshatares në “Cold Mountain” e 2003, mësoi si të këndojë dhe të kërcejë si Roxy Hart në Chicago në 2002 dhe në mënyrë spektakolare shtoi 10 kilogramë në trupin e saj normal për të luajtur publicisten topolake, të sfiduar nga romancat në “Bridget Jones‘s Diary” të 2001. Ajo është zëri i një shitëseje lulesh të quajtur Vanesa në “Bee Movie”, një film i animuar i krijuar nga Jerry Seinfeld (i cili aktron gjithashtu si një bletë). Ja se çfarë rrëfen ajo për ditët si beqare (martesa e saj e 2005-s me këngëtarin kaltri, Kenny Chesney, zgjati vetëm katër muaj), për fotografët e mërzitshëm të njerëzve të famshëm dhe formën e saj të preferuar të humorit.

Duke parë çfarë keni arritur, a ju duket se Renee e dikurshme 
është shumë, shumë larg?


Po, them se po. Megjithatë, personi që unë isha në atë kohë në jetën time është akoma këtu, vetëm se ka qenë një udhëtim kaq i çuditshëm nga ai vend.

Ju gjithmonë keni thënë se nuk do të shkoni në Hollivud, po si e arrini këtë duke qenë në këtë lloj profesioni?


Unë nuk dua të jem në qendrën e stuhisë. Dhe Hollivudi është një rrebesh. E dua aktrimin me të vërtetë, por e kam të vështirë që ta konsideroj punë.

Jeni mësuar me famën?


Nuk është e mundur. Unë prekem prej saj çdo ditë.

Jetoni në Nju Jork tani, me një shtëpi të dytë në Konektikat?


Konektikati ishte supozuar në fakt që të ishte shtëpi, por unë thjesht jam shumë e zënë që ta bëj shtëpi. Është i njëjti qytet ku mikesha ime dhe fëmijët e saj jetojnë. Ata janë pjesa tjetër e familjes. Kështu që kur shkoj në shtëpi, unë shkoj aty.

Përse e latë Los Anxhelosin?


Nuk e përballoja të ndiqesha kudo nga gjashtë burra me fuoristrada dhe radio.

Po flisni për paparacët?


Zellweger: Po, është një rrjet i tërë. Ti fillon t‘i njohësh ata sapo vë këmbën në Los Anxhelos. Ata do të vijnë me ty gjithë ditën dhe ti ndihesh si ushqim për peshqit. Nuk dua të jem një nga ata njerëz që janë të inatosur për këtë, ndaj vendosa thjesht të largohem.

Ju keni fituar një “Oskar” si aktorja më e mirë jo protagoniste 
për “Cold Mountain”. A ju bëri kjo të ndiheni më e sigurt në këtë profesion?

Oh, jo. Akoma më duket si një video play-back që nuk më përket mua.

Jeni penduar për ndonjë prej zgjedhjeve tuaja?


Në punë? Jo, sepse kurrë nuk e kam përlyer veten. A ka qenë ndonjë gjë jo krejt ashtu siç kam shpresuar të jetë? Sigurisht. Por a pendohem se kam harxhuar kohë? Jo. A jam penduar për marrëdhëniet që janë zhvilluar si rezultat. Jo. Kështu që pa pendesa.

A ndieni të njëjtën gjë për zgjedhjet tuaja personale? Pa pendesa?

Ju gjithmonë e dini ku do të dilni, oh Zot. Por, në fund të fundit, në asnjë mënyrë. Një miku im shkroi njëherë: “Unë i përqafoj gabimet e mia. Ato më vënë mua në drejtimin e duhur”. Dhe unë mendoj, ato nuk janë vërtet gabime, apo jo? Ato janë eksperienca të mësimit. Dhe faleminderit Zotit për to. Sepse kush do të ikë po aq injorant sa ka qenë kur ka filluar?

Gjëja tjetër e madhe që ka ndodhur është se ju u martuat. Aktualisht, nuk jeni më e martuar. Çfarë u thoni gjithë atyre njerëzve që duan të dinë se çfarë ndodhi?


Unë nuk them asgjë, sepse s‘ka asgjë për të shtuar. Unë u martova dhe tani nuk jam e martuar. Jo çdo gjë shkon ashtu siç pritet dhe unë nuk jam personi i parë që pësoj zhgënjim në jetën time.

Ju keni thënë që megjithëse nuk do të ishte zgjedhja juaj e parë ju do ishit mirë edhe sikur të ishit beqare për të gjithë jetën.


Nuk dua të ngjaj kavaliere duke thënë se jam mirë me gjendjen time, sepse unë nuk jam një person mendjelehtë dhe nuk e marr diçka me kaq rëndësi aq lehtë. Por ka të mira në çdo situatë. Duket e rëndomtë, por unë i kam prapë gjërat e mira që kanë qenë gjithmonë në jetën time.

A e keni parë gjithmonë gotën gjysmë plot?


Unë nuk mund të kuptoj një alternativë tjetër.

Ju keni luajtur role serioze dhe komike. A bën pjesë humori në jetën tuaj të përditshme? 


Mendoj se humori vjen nga njohja e gjërave zbavitëse të një situate. Jam shumë e kënaqur kur një ditë e keqe ka gallatë.

Si e shihni veten në të ardhmen profesionalisht dhe personalisht?


Profesionalisht, nuk besoj se do të jem më në skenë, ndërsa personalisht e shoh të paktën me dy fëmijë. Por kurrë nuk i dihet.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Zellweger: Optimizmi ma ben jeten te lumtur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum