www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KE: Riemërimi i gjykatësve e prokurorëve në harmoni me standardet evropiane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: KE: Riemërimi i gjykatësve e prokurorëve në harmoni me standardet evropiane    Tue Oct 26, 2010 9:41 pm



Prishtinë, 26 tetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot zyrtarisht ka marrë përsipër përgjegjësinë për përzgjedhjen dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve, theksohet në një komunikatë për shtyp të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë. Me një ceremonie zyrtare u përfundua procesi i gjatë 30 muajsh i verifikimit dhe riemërimit, i udhëhequr nga Komisioni i Pavarur për Gjyqësi dhe Prokurori (KPGJP).

Kandidatët për të gjitha pozitat në gjyqësi janë emëruar pas procesit të verifikimit dhe vlerësimit ku përfshihej vlerësimi i kompetencës profesionale, hetimet në lidhje me historikun, shpalosjen e financave dhe shqyrtimin performancës së punës dhe të dhënave profesionale.

Kjartan Björnsson, drejtor i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së tha se “I tërë procesi është bërë në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat evropiane. Prandaj, përfundimi i suksesshëm i procesit të riemërimit shënon kapitull të ri për gjyqësinë dhe prokurorinë në Kosovë."

Ky proces në kombinim me reformat, që janë në proces e sipër – Ligji për Gjykatat, përmirësimi i administrimit të gjykatave, infrastruktura më e mirë dhe rritja e pagave – do të rezultojë me një gjyqësor më të fuqishëm dhe të pavarur.

Rreth 60% e gjykatëse dhe prokurorëve të emëruar janë emra të rinj në këto pozita. Sistemi i ripërtërirë gjyqësor tani ka 30% femra gjyqtare dhe prokurore (97), ndërsa minoritetet përbëjnë 4,3% (ose 15 kandidate) nga numri total. Më shumë se 345 kandidatë janë emëruar gjatë këtyre 30 muajve.

Organi i ri përgjegjës, KGJK, tani ka përgjegjësi të plotë për proceset e ardhshme të identifikimit, ekzaminimit dhe emërimit përmes një procesi të drejte, efikas dhe objektiv. KGJK do të përfundojë këtë proces duke emëruar kandidatë edhe për 116 pozita të paplotësuara.

Projekti i verifikimit dhe riemërimit, i udhëhequr nga KPGJP-ja, është përkrahur nga BE-ja dhe Qeveria e ShBA-ve.

Dje, me rastin e publikimit të emrave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përzgjedhur u bë e ditur se presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, nuk e ka përfillur plotësisht listën e të përzgjedhurve nga KPGJP, duke shfrytëzuar kështu të drejtën që ia jep ligji. Por, për arsyet e heqjes së ndonjë emri nga lista ai ende nuk ka dhënë arsyetime.
Po ashtu bëhet e ditur se tre nga anëtarët e KGJK-së do të shkarkohen, për shkak të konfliktit të interesit.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

KE: Riemërimi i gjykatësve e prokurorëve në harmoni me standardet evropiane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum