www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dora e djathtë e Stanley Kubrickut vjen në Prishtinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Dora e djathtë e Stanley Kubrickut vjen në Prishtinë    Tue Oct 26, 2010 9:52 pm


Prishtinë, 26 tetor - Jan Harlan, producenti ekzekutiv i shumicës së filmave të autorit të madh të kinematografisë botërore, fitues i çmimit Oscar dhe i shumë çmimeve të tjera, Stanley Kubrick, është njëri nga emrat me nam që do të vijë në Prishtinë. Harlan ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin ndërkombëtar të studentëve për film dhe teatër “Skena UP”, kanë njoftuar të hënën nëpërmjet një komunikate për media organizatorët e festivalit. “Skena UP” do të mbahet më 3 deri më 10 dhjetor në Prishtinë. Harlan - i cili ka punuar edhe me shumë autorë të tjerë, duke përfshirë edhe Steven Speilberg në filmin “Artificial Intelegence”, do të kryesojë jurinë e festivalit.
“Do të mbaj një ligjëratë para pjesëmarrësve”, thuhet në komunikatë. “Ai ka shprehur dëshirën dhe entuziazmin e tij që të jetë për herë të parë në Kosovë”.
Jan Harlan në vitin 1969 iu bashkohet Stanley Kubrikut për projektin “Napoleon”, projekt i cili fatkeqësisht u braktis. Harlan njëherësh është vëllai i Christiane Kubrick, e cila është e veja e regjisorit me nam. Studimit të kinematografisë ia shtoi edhe njohjen me mësuesin e tij të madh, Kubrick. Filmi i tij i parë si asistent ka qenë “A Clockwork Orange”. Katër vjet më vonë ai bëhet producenti ekzekutiv i Kubrickut dhe punoi për Warner Bros në filmat “Barry Lyndon”, “The Shining”, “Full Metal Jacket” dhe “Eyes Wide Shut”. Pas vdekjes së Stanley Kubrick në vitin 1999, ai filloi të punonte me Steven Spielberg në projektin për “A.I. Artificial Intelligence”. Në vitin 2000, Harlan realizoi dokumentarin “Stanley Kubrick: A Life in Pictures” me Melanie Viner Cuneo dhe një dokumentar tjetër për aktorin britanik Malcolm McDowell me Katia de Vidas. Përveç ligjëratave nëpër shkolla të filmit dhe pjesëmarrjeve në juri nëpër festivale të ndryshme, Jan Harlan së bashku me Erik Nelson dhe Alison Castle janë duke përgatitur një film dokumentar mbi projektin “Napoleon” të Kubrickut.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Dora e djathtë e Stanley Kubrickut vjen në Prishtinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum