www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Imami i dëbuar i Marinës kërcënon gratë e “Prehjes”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Imami i dëbuar i Marinës kërcënon gratë e “Prehjes”   Tue Oct 26, 2010 9:54 pm



Skenderaj, 26 tetor – Ajnishahe Shala-Halimi, kryetare e Iniciativës Qytetare (IQ) për largimin Kastriot Dukës nga xhamia e Marinës, është kërcënuar, ofenduar e sulmuar në vazhdimësi nga ky i fundit dhe përkrahësit e tij. Këtë e ka pohuar vetë Shala-Halimi në një konferencë për media, të hënën, ku ka sqaruar se ka pasur gjithsej 3 sulme, në dy prej të cilave është sulmuar nga përkrahësit e Dukës, kurse herën e fundit nga vetë ai.
Ajo i ka thënë “Kohës Ditore” se të premten, më 22 tetor, Kastriot Duka me 7-8 njerëz tjerë, ka qëndruar për mbi një orë në lokalet dhe trotuarin përballë zyrave të qendrës të cilën e udhëheq, qendra e gruas “Prehja”, kur ajo është nisur me veturë për të dalë në terren, është sulmuar nga Duka dhe njerëzit e tij.
“Unë u nisa me veturë për të shkuar në terren dhe për një moment e kam vërejtur se xhipi i cili vinte në drejtim tim, në të cilin ishte Duka me disa njerëz, ka lëshuar shiritin e vet dhe ka kaluar në shiritin tim. Për t’i ikur ndeshjes ballore unë kam ikur në anën e djathtë duke kaluar në trotuar”, ka shpjeguar ajo momentin kritik. Sipas saj, derisa Duka me njerëz ka ndenjur në lokalin përballë, një njeri i panjohur, i cili është prezantuar rrejshëm dhe ka shpikur arsyen pse e ka kërkuar, ka shkuar në zyrat e Qendrës dhe e ka vërtetuar se a është ajo aty, prandaj e kanë pritur aq gjatë derisa ajo ka dalë nga zyra dhe është nisur me veturë.
Kryetarja e IQ-së pastaj ka treguar se pasi iu ka shmangur “aksidentit”, pas një qetësimi disa minutash, e ka thirrur policinë për ta lajmëruar rastin. “Posa e ka parë numrin tim në telefon, polici më ka thënë se ‘e dimë pse na ke thirrur, e dimë se Duka është këtu sot’, e mandej unë e kam informuar edhe për sulmin ndaj meje, kurse zyrtarisht rastin në polici e kam hapur sot (e hënë)”, ka treguar ajo.
Ajnishahe Shala-Halimi, ka treguar pastaj se nuk është hera e parë që sulmohet nga njerëzit e njëjtë dhe për arsyeje të njëjta.
Burime nga fshati i kanë treguar gazetës se Kastriot Duka, me bashkëpunëtorë, prej të cilëve 5-6 nga bota e jashtme (vendet e Lindjes) dhe me veshje myslimane (fustanella e kapela të ndryshme), kanë qëndruar edhe të dielën në Marinë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Imami i dëbuar i Marinës kërcënon gratë e “Prehjes”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum