www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ulqini vazhdon pa zot shtëpia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Ulqini vazhdon pa zot shtëpia    Tue Oct 26, 2010 10:15 pm



Ulqin, 26 tetor - Dhjetë ditë kanë kaluar nga zgjedhjet e përsëritura lokale në Ulqin, edhe ende nuk ka asnjë shenjë për negociata mes partive që të themelohet qeverisja vendore, raporton KosovaLive.

Derisa Nazif Cungu, lideri i Forcës së Re Demokratike, e cila u konfirmua edhe kësaj radhe se është partia më e madhe në skenën politike të Ulqinit, thotë për KosovaLive se ekzistojnë disa iniciativa për negociata, por të pazyrtarizuara.

“Ne, menjëherë pas zgjedhjeve kemi deklaruar para gazetarëve se jemi të hapur të themeluar një qeverisje të përgjegjshme të Ulqinit”, thekson kreu i opozitës së Ulqinit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të kryeministrit Milo Djukanovic, Luigj Shkreli më herët ka deklaruar se përparësi në negociata për formimin e shumicës parlamentare ka partneri i vjetër i bashkëqeverisjes “Për Ulqinin evropian”, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), i cili është në koalicion me Partinë e Prosperitetit Demokratik (PPD), që ka siguruar 10 këshilltarë.

Por, në këtë ndërlidhje nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.

Është pritur se Këshilli qendror i PDS, në pasditën e së hënës, do të publikojë se me kënd do të zhvillojë negociata për të qenë pjesë e qeverisjes lokale në Ulqin.

Ndërkaq, ky organ më i lartë i PDS ka shprehur kënaqësinë me rezultatet e arritura në zgjedhjet e përseritura të 17 tetorit në Ulqin, ku ka siguruar 7 këshilltarë.

Autoritetet e PDS edhe gjatë fushatës elektorale kanë deklaruar se kësaj radhe pretendojnë më shumë pushtet në qeverisjen lokale në Ulqin se sa në mandatin e kaluar katërvjeçar.

Njohësit e pavarur të rrethanave politike në Ulqin nuk shohin ndonjë marrëveshje të shpejtë të themelimit të qeverisjes vendore.

Pas zgjedhjeve të rregullta vendore të 23 majit të këtij viti, afro tre muaj kanë zgjatur negociatat, por pa sukses edhe kjo gjendje prodhoi zgjedhjet e përseritura.

Do të ketë ndonjë ndikim pozitiv përvoja e bisedimeve të dështuara të majit që kësaj radhe të tejkalohen pretendimet këmbëngulëse për “më shumë pushtet” edhe të të konsolidohet qeverisja në Ulqin, duhet pritur.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Ulqini vazhdon pa zot shtëpia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum