www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AAK: Qeveria e futi Kosovën në një krizë të rëndë politike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: AAK: Qeveria e futi Kosovën në një krizë të rëndë politike   Wed Oct 27, 2010 2:24 am



Prishtinë, 26 tetor - Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në takimin e saj të martën vlerësoi se strukturat e degëve dhe anëtarët e partisë janë të përgatitur dhe të bindur se procesi i ardhshëm zgjedhor do të rezultojë me triumfin e kësaj partie.


Kryesia e AAK-së diskutoi procesin e përgatitjes së programit qeverisës, duke theksuar se zhvillimi ekonomik i Kosovës, sundimi i ligjit dhe ngritja e mirëqenies që qytetarit do të jenë në qendër të konceptit qeverisës të partisë. AAK paraprakisht do të ketë një periudhë kohore të konsultimit të programit sektorial me qytetarë të vendit dhe ekspertët e fushave sektoriale.


“Kryesia e AAK-së vlerësoi se kjo qeveri e futi Kosovën në një krizë të rëndë politike, duke e degraduar vendin në një moment të rëndësishëm dhe jetik të konsolidimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, tha Besnik Tahiri, duke i përcjellë qëndrimet para gazetarëve.


Fakti që Kosova, sipas raportit të “Transparency International”, prin në rajon me shkallën më të lartë të korrupsionit, vërteton edhe një herë argumentimet tona se kjo qeveri po e fundos të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë dhe po e dëmton skajshmërisht imazhin e Republikës së Kosovës në botë.


Si rrjedhojë e kësaj, nga Kosova po ikin investimet e huaja, po ngecin njohjet ndërkombëtare dhe po thellohet varfëria dhe kriza sociale dhe ekonomike në vend.


AAK rikonfirmoi qëndrimin e vet se Kosova duhet të ketë zgjedhje të lira e demokratike, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj qeverie që e dëmtoi rëndë interesin e qytetarëve të Kosovës dhe të ardhmen e saj, duke i dhënë besim qeverisë Haradinaj për të udhëhequr me vendin, transmeton Zyra për informim e AAK-së.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

AAK: Qeveria e futi Kosovën në një krizë të rëndë politike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum