www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KFOR-i mbetet me 5-6 mijë ushtarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: KFOR-i mbetet me 5-6 mijë ushtarë    Sat Oct 30, 2010 12:26 am



Bruksel, 28 tetor – NATO-ja „këto ditë“ do të hyjë në të ashtuquajturën fazën e dytë „gate 2“ në procesin e transformimit dhe reduktimit të pranisë së saj në Kosovë përmes misionit të KFOR-it. Vendimi tashmë është përgatitur nga Këshilli i NATO-s, bazuar edhe në sugjerimet dhe analizat e autoriteteve ushtarake, dhe vetëm pritet pajtimi i vendeve pjesëmarrëse të KFOR-it që ky vendim të bëhet zyrtar.
NATO-ja në këtë fazë, në të cilën do të hyjë, do të zvogëlojë praninë ndërkombëtare ushtarake në Kosovë, në faza, deri në pak më shumë se 5 000 ushtarë. Arsyetimi i NATO-s për këtë vendim do të jetë fakti se në Kosovë është përmirësuar situata e përgjithshme e sigurisë, se NATO-ja ka nevojë për një prani, e cila do të jetë më e vogël, por më e lëvizshme në Kosovë, dhe se në Kosovë NATO-ja nuk është i vetmi aktor në aspektin e sigurisë. Por në NATO pohojnë se, pa marrë parasysh zvogëlimin, Aleanca do të mbajë në Kosovë gjithmonë aq ushtarë sa do të jetë e domosdoshme për të siguruar një ambient të sigurt dhe stabil në Kosovë për të gjithë qytetarët.
Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giampaolo di Paola, në një intervistë të mëhershme për “Kohën Ditore” gjatë vizitës së këtij komiteti në Kosovë, kishte thënë se janë pjekur kushtet për të vazhduar zvogëlimin e numrit të ushtarëve në Kosovë dhe kishte paralajmëruar se autoritetet ushtarake do ta bëjnë këtë rekomandim te Këshilli i NATO-s, trupi politik më i lartë, i cili merr vendimet në NATO.
Numri në rritje i policëve të Kosovës, marrja e disa kompetencave nga EULEX-i, dhe ndarja e qartë e roleve në raste të nevojës, bën që, sipas NATO-s, në Kosovë të ketë aktorë të mjaftueshëm të sigurisë për t’u përballur me çdo sfidë. Sipas këtyre aranzhimeve, në rast të trazirave së pari ndërhyn policia e Kosovës, e cila, në rast nevoje, kërkon dhe merr ndihmë edhe nga njësitë speciale të EULEX-it, ndërsa në rast të përshkallëzimit të situatës ndërhyn edhe NATO-ja. Këto aranzhime, thonë ekspertët e NATO-s, do të bëjnë të mundshëm që të reagohet në mënyrë dhe kohë të duhur në rast të kërcënimeve të situatës së sigurisë, çfarë kanë qenë trazirat e marsit të vitit 2004, apo sulmet në vendkalimet kufitare me Serbinë në shkurt të vitit 2008.
NATO-ja kishte hyrë në Kosovë me rreth 50.000 ushtarë, në mesin e qershorit të vitit 1999, pas përfundimit të fushatës ajrore për çlirimin e Kosovës. Gradualisht numri i ushtarëve ishte zvogëluar me përmirësimin e situatës së sigurisë. Tash vlerësohet se kërcënimet potenciale të sigurisë në Kosovë nuk janë të natyrës ushtarake, por janë më shumë për shkak të tensionimeve politike apo krimit të organizuar.
Prania e NATO-s në Kosovë ka qenë gjithmonë e mbështetur fuqishëm nga popullata. Edhe tash NATO-ja vazhdon të jetë organizata me besimin më të madh ndër qytetarët e Kosovës, dhe madje pa dallim përkatësie etnike.
Disa shtete anëtare të NATO-s, duke mos pritur as zyrtarizimin e vendimit të Këshillit të NATO-s, kishin bërë publike vendimet e tyre për tërheqje të plotë të ushtarëve të tyre nga Kosova.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

KFOR-i mbetet me 5-6 mijë ushtarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum