www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 UNMIK-u takohet me strukturat paralele, EULEX-i nuk ftohet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: UNMIK-u takohet me strukturat paralele, EULEX-i nuk ftohet   Sat Oct 30, 2010 12:29 am



Prishtinë, 28 tetor – Administratori i Kombeve të Bashkuara (UN) për komunat në veri, Jaroslav Kozak, dhe nënkryetari i komunës paralele të Zubin-Potokut, Srdan Duroviq, kanë qenë nikoqirë të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it, OSBE-së dhe UNHCR-së, në një takim ku është diskutuar për situatën e sigurisë në atë pjesë. Sipas një raporti të brendshëm të policisë, shkruan sot “Koha Ditore”, në këtë takim të udhëhequr nga administratori i UN-it dhe nënkryetari i komunës paralele, kanë raportuar komandanti i Stacionit policor të Zubin-Potokut dhe zëvendëskomandanti i Portës 31 në Leposaviq, por në këtë takim nuk ka qenë i ftuar as misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX. Ky raport i brendshëm i Policisë së Kosovës i është dërguar EULEX-it dhe Qendrës operative rajonale të Mitrovicës, përmes të cilit janë bërë të ditura të gjitha zhvillimet brenda këtij takimi.
Mirëpo UNMIK-u e ka mohuar një pjesë të raportit, ku thuhet se administratori komunal i UN-it, Jaroslav Kozak, ka udhëhequr këtë takim. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Oliver Salgado, ka konfirmuar mbajtjen e këtij takimi, por duke deklaruar se administratori ka marrë pjesë në takim me ftesë të komunës së Zubin-Potokut, ka thënë se nuk është në dijeni pse përfaqësues të EULEX-it nuk kanë marrë pjesë në takim.
“Mund të konfirmoj që zoti Jaroslav Kozak ka qenë i pranishëm në këtë takim bashkë me përfaqësues të organizatave të tjera. Ky takim i rregullt është udhëhequr nga kryetari ose zëvendëskryetari i Komunës së Zubin-Potokut dhe duhet t’i kontaktoni ata”, ka deklaruar Salgado.
Në anën tjetër zëdhënësja e EULEX-it, *** Limdal, duke konfirmuar se kanë pranuar një raport përkitazi me takimin e zhvilluar më 26 tetor, ka deklaruar se EULEX-i nuk ka pasur ftesë të marrë pjesë në takim.
“EULEX-i nuk ka qenë i pranishëm në takimin të cilit ju i referoheni, (i cili është mbajtur në zyrën e kryetarit të ashtuquajtur strukturë paralele) për shkak se nuk kemi qenë të ftuar. EULEX-i siç duket është njoftuar më vonë dhe në këtë kuptim ne jemi informuar për takimin”, ka thënë shkurt Limdal.
Sipas raportit të brendshëm të policisë, në këtë takim komandanti i Stacionit policor të Zubin-Potokut ka kërkuar nga nënkryetari i kësaj komune paralele, Srdan Duroviq, që të punohet në rregullimin e ndriçimit të rrugëve të Zubin-Potokut për shkaqe të sigurisë. Po sipas raportit, edhe zëvendëskomandanti i Portës 31, Dançetoviq, toger i Policisë së Kosovës, ka raportuar për situatën në këtë pikë kufitare.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka deklaruar se Policia e Kosovës në parim nuk bashkëpunon me strukturat paralele në veri, por ka deklaruar se në komunat në veri, mungojnë këshillat komunale të sigurisë dhe në koordinim me administratën e UNMIK-ut takimet e tilla mbahen për të mirën e komunitetit.
“Këshillat për siguri publike janë në të gjitha komunat përveç në veri, për atë nuk ka këshille. Megjithëse pjesëtarëve të policisë nuk u lejohet, duhet të gjenden forma në aspektin joformal për të mirën e banorëve dhe policët e Kosovës në këtë takim kanë raportuar para administratorit të UN-it dhe jo domosdo para strukturave paralele”, ka thënë Hoti.
Kur i është thënë se policia ka kërkuar ndriçim të rrugëve, Hoti ka deklaruar se në aspektin policor duhet të gjenden forma për përmirësimin e situatës së sigurisë.
“Nëse për vjedhje është problem zona e pandriçuar, duhet të kërkohet të ndriçohet. Por nuk është çështja që ai (polici kosovar) ka shkuar t’u raportojë strukturave paralele. Sa i përket aspektit policor, praktikisht dikush merret me mirëmbajtje pavarësisht çfarë sistemi janë ata, por në aspektin policor na intereson që të ketë ndriçim, e sa u përket masave politike, neve në nivel lokal nuk na përket”, ka thënë Hoti.
Në anën tjetër, komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, me të marrë mandatin e tij në krye të KFOR-it, kishte deklaruar se do të takohet dhe do të bisedojë me të gjithë faktorët relevantë në veri të vendit, duke përfshirë edhe strukturat paralele kur të vijë puna tek siguria e qytetarëve.

Tags. UNMIK, EULEX, Veriu

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

UNMIK-u takohet me strukturat paralele, EULEX-i nuk ftohet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum