www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sinjalet e Tradhetis

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Sinjalet e Tradhetis   Mon Nov 01, 2010 10:57 pm


Mendoni se partneri juaj nuk po tregohet i sinqertë me ju? Keni vënë re ndryshime dhe nuk jeni e sigurt për sjelljen e tij? Ja 33 sinjale për të kuptuar nëse po ju tradhton ose jo



Nëse nuk është një gjeni në fushën e gënjeshtrave dhe e njihni më mirë sesa njeh ai veten, atëherë nuk do ta keni të vështirë që të kuptoni nëse ka një tjetër. Nëse jeni të verbuar nga xhelozia dhe jeni mbështjellë nga dyshimi se njeriu i zemrës po ju tradhton, mund ta zgjidhni këtë enigmë vetëm përmes këtyre këshillave që do të lexoni më poshtë. Meshkujt nuk e dinë se ekzistojnë disa sinjale që i bëjnë ata ta zbulojnë vetë të vërtetën. Ja cilat janë shenjat:

1. Nuk shqetësohet për nevojat e tua.

2. Fillon të të bëjë shumë dhurata, që të mos ndihet shumë në faj

3. Sjellja e tij po ju tregon se diçka nuk shkon? Atëherë ndiqni instinktin tuaj. Bëni sikur nuk kuptoni dhe shikoni. Ju i njihni veset, sjelljen dhe rutinën e tij më mirë se kushdo tjetër. Nëse ndryshon diçka, atëherë keni të drejtë të shqetësoheni.

4. Keni filluar të debatoni shumë shpesh... Si gjithmonë ai luan rolin e të fyerit dhe del nga shtëpia për të bërë një shëtitje që të qartësojë mendimet. Duhet ta kuptoni që kjo është një justifikim për t‘u takuar me tjetrën. Sigurisht, mund të jetë edhe paksa i mërzitur për mënyrën se si po ju trajton, por në fund nuk shqetësohet shumë, sepse ka vrarë dy zogj me një gur.

5. Nëse ziheni ose debatoni shumë dhe vazhdimisht, të jeni të bindur se dëshiron t‘i japë fund lidhjes.

6. Shpesh nuk është me humor të mirë, por duket sikur e merr veten kur qëndroni larg njëri-tjetrit. Nëse lidhja juaj zgjat prej kohësh, me siguri po i vjen fundi.

7. Nuk ju flet më: jetoni bashkë, por jeni si dy të huaj. Është bërë i ftohtë dhe duket se nuk i bëjnë më përshtypje ndjenjat tuaja.

8. Shijet e tij muzikore kanë ndryshuar. Tani i kushton më shumë vëmendje pamjes së jashtme dhe vesh gjëra që më parë nuk i vishte.

9. Nuk e vlerëson më veten: kjo nuk do të thotë se ka medoemos një tjetër, por një njeri i pasigurt për veten shpesh sheh të tjerët dhe mund të ketë gjetur siguri te një lidhje tjetër.

10. Kritikon vazhdimisht njerëz të tjerë: në një farë mënyre po përpiqet t‘ju thotë se nuk i interesojnë të tjerat, por në fakt mund të tërhiqet nga ndonjë tjetër.

11. Ka gjithmonë kohë t‘ju flasë për gjëra që dikur nuk i pëlqenin.

12. Ofendohet nga komentet tuaja, edhe atëherë kur nuk ka asgjë për t‘u fyer.

13. Nuk kujdeset më për ju, për fëmijët dhe punët e shtëpisë.

14. E mbyll derën kur ju dilni për të bërë pazar, ndërkohë që më parë e linte hapur (ndoshta për të folur me tjetrën online ose për të qëndruar larg teje).

15. Nuk ju bën më komplimente për pamjen tuaj.

16. Nuk ju thotë më "të dua".

17. Bën si i indinjuar kur bëni diçka për të, aq sa mund të dyshoni nëse është e drejtë ajo që keni bërë apo jo. Nëse vërtet po ju tradhton, atëherë po mendohet për sjelljen e tij.

18. Ndërsa luani me letra ju akuzon se keni një lidhje tjetër, edhe pse nuk ka asnjë provë.

19. Kalon më shumë kohë me miqtë sesa me ju.

20. Nuk është i interesuar për të ardhmen e lidhjes suaj.

21. Nuk është më i dashur me ju.

22. Është më shumë i interesuar të lexojë një libër, ose të shohë televizor, sesa të flasë ose të bëjë dashuri me ty.

23. Flet shpesh për problemet që ka me një person tjetër.

24. Ka filluar të përdorë shprehje të reja, ose bën lojëra fjalësh, që më parë nuk i bënte me ty.

25. Kalon më pak kohë me ty dhe fëmijët. Ka gjithmonë një pamje që diçka nuk shkon dhe nuk është i qetë si dikur.

26. Nuk ju përpuqen më mendimet, por kur i kërkoni të bisedoni, ose se për çfarë po mendon, përgjigjet që nuk ka asgjë.

27. Bëhet shumë xheloz për privatësinë tuaj.

28. Nuk është i interesuar kur bëni dashuri.

29. Flet shpesh për dikë tjetër.

30. Shpesh kur ngrihet nga shtrati ndihet konfuz, sepse nuk e di se me kë gjendet.

31. Miqtë tuaj ju pyesin se çfarë po ndodh: familjarët dhe shokët tuaj më të ngushtë e kuptojnë menjëherë që mes jush situata është shumë e tensionuar, madje më shumë nga ç‘mund ta vëreni ju vetë.

32. Reagon keq kur i thoni që po ju tradhton.

33. Mënyra e tij e të fjeturit ka ndryshuar: edhe pse gjatë ditës pushon ndihet i lodhur, sheh ëndrra të çuditshme, ka ankth të vazhdueshëm dhe flet në gjumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
bana
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 3
Data regjis. : 18/12/2010
Location : tetov

MesazhTitulli: Re: Sinjalet e Tradhetis   Sun Dec 19, 2010 1:36 am

shum keshilla me vend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: Sinjalet e Tradhetis   Wed Oct 05, 2011 8:47 pm

Me vjen mir qe te kan pelqyer
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Egzon`k
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve : 10882
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 31
Location : N'Rrs

MesazhTitulli: Re: Sinjalet e Tradhetis   Thu Oct 20, 2011 7:09 am

Sa t'verteta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Sinjalet e Tradhetis   Today at 6:27 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sinjalet e Tradhetis

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum