www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjalët që të dënojnë me heshtje !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Fjalët që të dënojnë me heshtje !   Fri Nov 20, 2009 3:48 am

Fjalët që të dënojnë me heshtje !
Është më mirë mos t’i thuash. Duke heshtur do kishe arritur të njëjtën gjë: asgjë. Sepse ato ulin vlerën e të tregojnë më të dobët, të pasigurt e i mbështjellin idetë e tua me një mantel të grisur që ngjall përbuzje. Ja ku është kthesa! Nis të ecësh në rrugë të mbarë e do ndjesh rëndësinë tënde sepse atë e ke përbuzur vetë



Më fal që po të bezdisim, por po mendonim se mos ndoshta jeni të interesuara të lexonit rreth ca fjalëve që ne gratë themi kur kemi ndër mend të flasim. Është forma e të shprehurit që, si të thuash, na i ul vlerat , pa e kuptuar as vetë. E kupton çfarë duam të themi? Ufa, dëgjo, ndoshta kjo është një ide e çmendur. Ne thjesht sa e menduam. Por ti je e lirë, nuk e di, të mos e lexosh fare po të duash. Në rregull?



Ok, ok! Mos u tremb! Mos e lër pa e lexuar artikullin, se autorët të duken se nuk kanë siguri as vetë në atë që thonë. Kjo ishte për ta bërë më të qartë si flasin shumë femra: shumë fjalë të tepërta për të shprehur një ide, të kërkuarit falje, pa bërë asnjë gabim, dhjetëra “ndoshta”, e “më duket” për të shprehur mendimin e tyre.



Ndodh dhe me ty? Atëherë lexoje artikullin që vë në dukje si ua ul vlerën mendimeve të tua me anë të disa shprehjeve që nuk të ndihmojnë, përkundrazi! Të tjerët mendojnë se nuk po thua kush e di çfarë, ti nga kjo nis ta mendosh dhe vetë se mendimet e tua nuk vlejnë. Është një reaksion zinxhir i vërtetë. Por mund të shpëtosh nga ai. Mëso si të mënjanosh nga fjalori ato fjalë që e zbehin vlerën e fjalëve të tjera. Kështu, pa këto fjalë, ajo çfarë ke në mendje do shprehet me siguri e vendosmëri e të gjithë do nisin ta marrin parasysh! Ja shprehjet që duhet t’u vësh kryq:



“Kjo ndoshta është një budallallëk, por…”

Shmange këtë frazë kaq mohuese të ngjashme me këto të tjerat: “Nuk e di në ia vlen të përmendet…” dhe “Them se nuk do funksionojë , por…” .Përse duhet të përcaktosh fatin e keq të ideve të tua, para se ato të dalin nga goja? “Kur vajzat janë duke u rritur, mendojnë se nuk do pëlqehen nga vajzat e tjera po të mbahen si më të mira ose të hiqen sikur idetë e tyre janë më të mira se të të tjerëve” , shprehen studiuesit e psikologjisë së gjuhës. “Ato mësohen se është një vlerë sociale t’i nënvlerësojnë idetë e tyre”.

Zhvendosemi në moshën e rritur: Ti ulesh në tavolinë me një grup njerëzish te të cilët do të bësh përshtypje të mirë dhe në mënyrë të pandërgjegjshme ti i bën si me ndrojtje sugjerimet e tua. Ja fraza jote e parë që të hysh në bisedë: “Unë nuk jam specialiste, dhe ndoshta këtë e kanë menduar të gjithë, përveç meje, por çfarë thoni sikur…?” Më e keqja është kur të tjerët nuk tregojnë interes sepse ti vetë i ke zhvlerësuar komentet e tua. Mund të ndodhë që një mashkull aty të ofrojë të njëjtën ide në një formë jo vetë-përçmuese e të tjerët të thonë: “Uau kjo është një ide e madhe”!

Në vend që të ngatërrohesh me idetë e tua, jepu atyre një prezantim të thjeshtë neutral si: “Unë kam një ide”, “Sipas mendimit tim”. Ti nuk ke pse e “shet” një ide si tënden kur nuk është e jotja, por nuk ke arsye as për ta çuar dëm.



“Më fal!” “Ua më vjen keq”! “Më fal, e kam fajin unë”!

Femrat duket se janë gjithmonë të superngarkuara me arsye për të kërkuar falje: Ne kërkojmë ndjesë kur nuk jemi të sigurta në kemi dëgjuar saktë dikë ose kur humbasim fillin e mendimit. Ne kërkojmë falje për rrëmujën në shtëpi kur dikush vjen papritur (sikur të ishim të detyruara ta mbanim shtëpinë të rregullt për ata). Ne edhe në butik i themi “më fal” një klienteje tjetër kur nxjerrim një këmishë nga varëset po të mendojmë se ajo ia kishte vënë sytë.

“Duke u treguar kaq shumë të sjellshme duket se e pranojmë që e kemi gabim dhe i trembemi mendimit të të tjerëve”, thonë specialistët e komunikimit . Ata i këshillojnë femrat që edhe kur nuk e kanë dëgjuar eprorin të zëvendësojnë: “Më falni nuk ju dëgjova” me “Mund ta përsërisni ju lutem?”. Gjithashtu ata urdhërojnë të zëvendësohet “Më falni për rrëmujën” me këtë të çkompleksuarën: “Urdhëroni brenda”! “Edhe “ju kërkoj ndjesë” është më mirë se “më fal”. Të paktën e para është aktive; “më fal” është një fjalë përulësisht pasive”.

E thonë aq shpesh shumë femra në punë “më fal”, sa mund ta përsërisin edhe ndaj ushqimeve kur u bien nga duart në supermarket.



Unë mendoj

"Unë mendoj se mund ta menaxhoj këtë projekt." "Unë mendoj se mund t’ju ndihmoj." "Unë mendoj se jam një kuzhiniere goxha e mirë." Specialistët e gjuhës e quajnë këtë shprehje “gardh mbrojtës”. Me vetëdije ose jo, ti mbështetesh te “unë mendoj” për të mbrojtur idetë e tua. Por në të vërtetë, ti thjesht ke pohuar që mund të mos jesh e aftë për detyrën (për të përfunduar projektin, për ndihmën, apo përgatitjen e një dreke të shijshme). Përfundimi: Disa do mërziten me ty që asnjëherë s’e vlerëson veten. Disa të tjerë nuk do ju dëgjojnë aspak sepse “unë mendoj” është një parashtesë e panevojshme e fjalisë (sigurisht që ti e mendon mendimin tënd).

“Është e thjeshtë të thuash “unë mendoj” , sidomos kur ndihesh e ndrojtur", thonë studiuesit në fushën e komunikimit. Por mos harro, nuk pret njeri që ti të jesh specialste në gjithçka. Kështu ke të drejtë të pyesësh ose të bësh komente pa u ndjerë keq. “Kam nevojë për më shumë informacion”, këshillohet të përdoret si e kundërta e të ndrojturës “Unë mendoj se kam nevojë për më shumë informacion”.



“Një si lloj”, “Një farë”

Po shkon të marrësh pakon që të ka sjellë një i afërt. Mungon diçka që ai ta ka përmendur. Ti e pyet të panjohurin që i ka sjellë: “Mos kishte një si punë çante?”. Këto ju mbrojnë nga përplasja, por sa më shumë i përdor aq më shumë humbet kuptimin ajo që po thua. Shmangi dhe do kuptosh se: 1 ballafaqimi që i trembesh nuk është aq stresant sa mendon dhe 2 është një lehtësim të ndalosh së e fshehuri çfarë do të theksosh vërtet.

E beson apo jo, edhe vetë specialistët e pranojnë se ndonjëherë i përdorin ato. “E dëgjoj veten duke thënë, ‘është një si’…pastaj ndaloj, qesh dhe them, ‘jo është një si, është.’”



“Thjesht”

Në rast se ju pyesin se me çfarë merreni ju përgjigjeni: “Jam thjesht një nënë shtëpiake” (sikur rritja e fëmijëve të ishte diçka e rëndomtë) ose “thjesht sekretare”. Madje dhe kur ju pyesin “edhe ju jeni mjeke”? ti mund të përgjigjesh “jo jam thjesht mësuese”.

Ja zgjidhja: mos e përdor “thjesht” për të përshkruar veten dhe jetën tënde. Porosit në kafen e punës “të zakonshmen”, jo “thjesht të zakonshmen” . Dhe kur dikush ju pyet se me çfarë merreni, përgjigjuni “jam nënë shtëpiake” ose çfarëdo tjetër.

Një e mirë më shumë: po të mos e zvogëlosh rolin apo rëndësinë tënde, ai që po flet me ty do bëjë më shumë pyetje sepse ajo që ti bën do i ngjajë e ngjashme për nga rëndësia me atë që bën dhe ai, e në fakt është.



Përgjigjja me pyetje

Kur do të kërkosh diçka mos e formo fjalinë si pyetëse. Për shembull dados mund t’i kërkoni me mirësjellje orën kur ajo duhet të vijë dhe jo t’i thoni “do vish në orën pesë?”. Ose kur ju pyesin në një intervistë pune “sa mendoni se duhet të paguheni?” përgjigjeni “x mijë lekë?” . Kjo nuk do t’i bënte ata të besonin se vërtet kërkon aq, por thjesht guxon ta shpresosh. Një përgjigje e prerë po që do i vinte të mendoheshin seriozisht.



Lamtumirë fjalë të kota


Nis ta vlerësosh veten. Ndiq këtë plan për të shmangur fjalët që i bëjnë dëm figurës tënde dhe përdor ato që shfaqin pushtet.



1. Fokusohu në një fjalë ose shprehje në një periudhë kohe.

2. Shpenzo disa ditë për të vënë re kur, me kë e përdor. Ndoshta e bën me eprorët apo kolegët. Më pas, mund ta parapërgatisësh veten çfarë nuk do të thuash dhe çfarë do thuash në vend të saj.

3. Tregojua synimin dy ose tre mikeshave. Mund të zbulosh se ato kanë të njëjtin shqetësim; pastaj kjo do ju fusë në garë.

4. Kërkoji ndonjërës që të ta vërë në dukje kur e përdor (një vetull e ngritur, një e rrahur shpatullash apo fjalë). Kjo do rrisë kujdesin tuaj për t’u ruajtur nga ai zakon.

5. Shkruaj në axhendë me të mëdha “ja, cila është ideja ime, që ta thuash në vend të “jam e sigurt se kjo nuk vlen, por...."

6. Kujto: 1. t’i përdorësh fjalët ose shprehjet me tërë forcën e tyre, pa i zbutur, 2. t’i shprehësh mendimet në mënyrën që dëshiron. Kështu do t’i stërvitësh veshët dhe do mësosh zakonet e reja të të folurit.

7. Përsërit -me zë të lartë: “Unë dua të mos them më ... sepse nuk dua që njerëzit të mos m’i kuptojnë ose keqkuptojnë mendimet”.

Revista Jeta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Fjalët që të dënojnë me heshtje !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum