www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tradhtinë e partneres e rrëfejnë sytë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Tradhtinë e partneres e rrëfejnë sytë   Fri Nov 20, 2009 3:50 am

Tradhtinë e partneres e rrëfejnë sytë



Meshkujt me sy të kaltër i duan më shumë femrat me sy të të njëjtës ngjyrë, për faktin se, gjoja ngjyra e syve u tregon nëse partnerja është besnike, pohojnë shkencëtarët norvegjezë.

Para se të kërkoni dëshminë e atësisë, shikoni së parë çfarë ngjyre të syve ka fëmija juaj. Kështu, së paku, këshillon Bruno Leng dhe kolegët e tij nga Universiteti Tromso. Sipas zakoneve të gjenetikës, dy prindër me sy të kaltër gjithmonë do të kanë fëmijë po ashtu me sy të kaltër, që do të thotë se mashkulli me sy të kaltër mund të jetë i sigurt që gruaja e tij sykaltër e ka tradhtuar nëse i del fëmija me sy ngjyrë kafeje, pohojnë këta shkencëtarë.

Meshkujt me sy të kaltër ndoshta edhe me ndërdyje, kanë mësuar të dallojnë sjelljet trupore që do t’u lehtësojnë njohjen e pasardhësve të tyre, thonë shkencëtarët. Në këtë hulumtim kanë marr pjesë 88 meshkuj. Ata kanë vlerësuar tërheqjen e modeleve në fotografitë të cilat kanë qenë të ripërpunuara, prandaj gjysma e fytyrave të grave kanë qenë me sy të kaltër e gjysma tjetër me ngjyrë kafe.

Meshkujt sykaltër më me dëshirë kanë zgjedhur femrat sykaltra. E meshkujt me sy ngjyrë kafe, të cilët - sipas kësaj teorie- nuk mund të jenë të sigurt për atësinë e tyre vetëm në bazë të ngjyrës së syve të fëmijës, nuk janë brengosur shumë për ngjyrën e syve të femrës në fotografitë e shfaqura.

Në një studim tjetër shkencëtarët kanë pyetur 443 persona të rritur, të të dy gjinive për ngjyrën e syve të partnerit/es së tyre. Edhe në këtë hulumtim, shumica e meshkujve sykaltër, kanë pasur partneret e tyre po me sy të kaltër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Tradhtinë e partneres e rrëfejnë sytë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum