www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Serbët (s') dalin në zgjedhje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Serbët (s') dalin në zgjedhje    Fri Nov 05, 2010 12:05 am



Prishtinë, 4 nëntor - Çështja e pjesëmarrjes ose jo e serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat janë paralajmëruar të mbahen më 12 dhjetor të këtij viti, ka ngjallur kundërshtime ndërmjet përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Serb në veri të Kosovës dhe politikanëve nga pjesa qendrore e vendit.

Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb, raporton sot REL, kundërshton pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, të paktën të atyre që jetojnë në pjesën veriore, duke thënë se kjo do të ishte në kundërshtim me interesat e vetë serbëve.
Serbët nuk guxojnë të dalin në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, sepse në këtë mënyrë do ta legjitimonin pavarësinë e shtetit të vetëshpallur...
“Serbët nuk guxojnë të dalin në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, sepse në këtë mënyrë do ta legjitimonin pavarësinë e shtetit të vetëshpallur dhe institucioneve të tij. Me këtë, serbët do të pozicionoheshin kundër interesave dhe ndjenjave të tyre për të mbetur në sistemin kushtetues të Serbisë”.

“Përndryshe, qytetarët kanë të drejtë të vendosin sipas vullnetit të tyre se a do të marrin pjesë ose jo. Por, vendimet e tilla mund të rezultojnë me pasoja shumë të mëdha”, thotë Ivanoviq.

Rangjell Nojkiq, politikan serb nga Kosova qendrore dhe përfaqësues i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes, thotë se porositë e përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Serb, se serbët “nuk guxojnë të dalin në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit”, nuk do të honepsen nga serbët e Kosovës që jetojnë jashtë veriut të vendit.

Kjo porosi, të cilën e ka dërguar Këshilli Kombëtar Serb, u është dedikuar serbëve që jetojnë në veriun e Kosovës. Kështu që , ajo nuk ka ndonjë domethënie për serbët që jetojnë në anën jugore të lumit Ibër. Kjo qartësisht flet se Këshilli Kombëtar Serb nuk gëzon ndonjë besim te serbët që jetojnë në anën e poshtme të Ibrit”.
Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare për bashkësinë serbe, duke pasur parasysh se jemi në prag të bisedimeve.
“Qëndrimi im dhe i subjektit tim politik është që në këto zgjedhje duhet të dilet dhe ne gjithsesi do të dalim. Konsiderojmë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare për bashkësinë serbe, duke pasur parasysh se jemi në prag të bisedimeve (Kosovë-Serbi) dhe të zgjidhjeve të rëndësishme të çështjeve jetësore”, thotë Nojkiq.

Ai beson se serbët nuk do t’i dëgjojnë thirrjet për bojkot dhe se do të dalin masovikisht në zgjedhje. Nojkiq bën apel që një gjë e tillë të ndodhë edhe në veriun e Kosovës, ndonëse pozicioni i tij gjeografik është i ndryshëm me pjesën tjetër ku jetojnë serbët.

Kjo, sipas tij, e bën më të ndjeshëm veriun ndaj ndikimit të politikanëve që kundërshtojnë zgjedhjet.

“Normalisht se ata ndikojnë, sidomos kur kihet parasysh se ata janë pjesë e asaj popullate dhe gjithashtu gëzojnë privilegje. Prandaj, nuk ka shumë ndryshime në mes të qëndrimeve të njerëzve të thjeshtë dhe politikanëve, gjegjësisht ndikimit të politikanëve te njerëzit”, shprehet Nojkiq.

Ndërkaq, disa qytetarë serbë të veriut të Mitrovicës thonë se nuk kanë arsye për të dalë në zgjedhjet, që i organizojnë institucionet e Kosovës. Ivan Llempiq nuk beson në efikasitetin e institucioneve kosovare.

“Unë nuk e di se a ka farë legjitimiteti Qeveria e Kosovës që këtu të ndërmarrë masat e saj. Thënë shkurt, jemi dëshmitarë se janë të paaftë që ta vënë në funksion gjyqësinë, arsimin dhe shëndetësinë - tri shtyllat esenciale të pushtetit. Mendoj se është e pamundur që të funksionalizohet ky pushtet dhe bazuar në këtë, serbët nuk do t’i përkrahin zgjedhjet”, thotë Llempiq.

Jellena Cvetanoviq thotë se komuniteti serb nuk duhet të dalë në zgjedhje, por nuk pajtohet me zotin Ivanoviq, sipas të cilit, serbët nuk guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk pajtohem me atë se nuk guxojmë. Qeveria e Serbisë ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje zyrtare lidhur me daljen dhe pjesëmarrjen eventuale të serbëve në zgjedhje. Duhet ta presim momentin se çfarë do të thotë Qeveria lidhur me këtë çështje”, shprehet ajo.
Nëse qeveritarët në Beograd do të mbajnë qëndrim neutral, atëherë do të tregojnë se ata nuk kanë politikë të veten.
Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb, pret që Beogradi zyrtar të mos iu rekomandojë serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje e as të mbajnë qëndrim neutral lidhur me këtë çështje.

“Nëse qeveritarët në Beograd do të mbajnë qëndrim neutral, atëherë do të tregojnë se ata nuk kanë politikë të veten, se nuk i mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare, porse përfaqësojnë një politikë të imponuar të Brukselit dhe Uashingtonit”, konkludon Ivanoviq.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shpallur zgjedhjet e parakohshme më 12 dhjetor të këtij viti. Ky veprim ka ardhur pas votimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Serbët (s') dalin në zgjedhje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum