www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A duhet t'i besojmë horoskopit?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Fri Nov 20, 2009 5:25 am

Astrologjia është një art parashikues, po aq antik dhe shumë i disku tueshëm. Shkenca e mohon, por shumë njerëz i besojnë. Përse? Pse jemi të influencuar nga parashikimet e astrologëve? Sa ndodh ajo çka parashikohet në të vërtetë? Ajo çka bëjmë shpesh të gjithë është që të shohim nëse na ka shkuar ashtu siç tregonte horoskopi i ditës paraardhëse. Dëshmitë e para mbi këtë art i kemi para shumë mijëvjeçarëve më parë, në Mesopotami.

Shekuj të tërë zhvillimesh shkencore nuk kanë ndikuar në zvogëlimin e interesit. Miliona njerëz besojnë akoma në të: disa në mënyrë të verbër, të tjerë nuk i besojnë fare. Ndër këta nuk mungojnë as personazhet e famshëm si Ronald Regan. Ish-presidenti amerikan, kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, nuk bënte asnjë takim pa u konsultuar me astrologun e tij të besuar, ashtu siç bënin një herë e një kohë mbretërit dhe perandorët që para se të merrnin një vendim duhet të dëgjonin se çfarë thoshin yjet në lidhje me të. Gjëja më e çuditshme është se edhe sot shumë ndërmarrje ua besojnë astrologëve përzgjedhjen e kandidatëve të tyre. Disa vjet më parë për shembull, një i ri italian i sapodiplomuar denoncoi një ndërmarrje në Torino, sepse e kishin pushuar nga puna, pasi kishin marrë vesh për shenjën e tij zodiakale. Përse kaq shumë interes për parashikimin dhe profilin personal sipas shenjës së caktuar zodiakale, duke qenë se dimë që shkenca e kundërshton këtë të fundit? Pse ata që e lexojnë i besojnë? Përgjigjja mund të jetë se shpeshherë ne duam që të tjerët të na përcaktojnë personalitetin tonë dhe atë të të tjerëve në atë mënyrë që perceptojmë realitetin. Fillimisht pak histori Babilonasit ishin të parët të cilët besonin se kishte një lidhje ndërmjet qiellit të pafund dhe tokës. Dëshmia e parë e kësaj hipoteze është libri "Enuma Anu Enlil", ku gjenden tentativat e para të interpretimit të ngjarjeve të jashtëzakonshme, të ndara në katër kategori të mëdha, secila e lidhur me një hyjni. Në kohët e lashta, universi ishte një mister absolut dhe çdo shfaqje si: kometa ose eklipsi, ishin përcaktuar si dëshmi të një vullneti superior, shenja të ndodhive pozitive ose negative.

Profecia bëhet një çështje personale Me kalimin e kohës, astrologjia përhapet edhe në Mesdhe. Grekët ishin të parët që filluan të parashikonin jo vetëm ngjarjet që do të ndodhnin, por edhe fatin e çdo individi, në bazë të pozicionimit të planetëve. Edhe pse ka kaluar shumë kohë që atëherë, edhe sot vazhdon që pozicionimi i yjeve të ndikojë në jetën e secilit prej nesh. Për psikologët, të cilët studiojnë fenomenin, mundësia e "njohjes" së një njeriu në sajë të karakteristikave të atribuara nga shenja zodiakale, është siguruese. Me fjalë të tjera, përse duhet të rrimë të lodhemi duke analizuar dikë, kur na mjafton një profil i thjeshtë zodiakal për të kuptuar se si është personi që kemi përballë? Besimi i verbër që vjen nga horoskopi dhe nga planetët qiellorë, është shpjeguar nga psikologët si një nevojë për të përcaktuar personalitetin vetjak dhe atë të të tjerëve. Disa herë na duket sikur horoskopi gjen gjithçka dhe çdo gjë që përshkruhet del në të vërtetë. Psikologët për këtë thonë se shpeshherë mendja jonë na "gënjen". Disa studime kanë dalë në rezultatin se në fjalët e një astrologu ose të horoskopit kanë tendencën që të besojmë në mënyrë të pandërgjegjshme të gjitha ato çka na thonë, duke bërë që shpeshherë mendja të na rrijë për një kohë të gjatë aty.

Nostradamusi i kohës E njëjta gjë ndodh edhe për parashikimin për të ardhmen e njerëzimit: Nëse mendojmë rreth disa astrologëve "të mëdhenj", nga ata mbahet mend vetëm ajo çka ata kanë parashikuar dhe ka ndodhur, duke harruar të gjithë pjesën tjetër, sipas një mekanizmi të seleksionimit të kujtimeve. Për shembull, astrologia Jeanne Dixon, mbahet mend në Shtetet e Bashkuara për parashikimin e saj të saktë: vdekjen e Presidentit John F. Kennedy gjatë mandatit të tij. Shumë pak janë ata të cilët kujtojnë parashikimet e saj të gabuara si: parashikimet që njerëzit e parë që do të shkonin në Hënë do të ishin rusët, si dhe kurën përfundimtare, e cila do të shëronte të gjitha llojet e tumoreve, që ishte parashikuar që në 1967, por që nuk ka arritur akoma edhe në ditët tona. Ka edhe një tjetër motiv që disa herë mendojmë se horoskopi funksion. Shpeshherë ne besojmë në mënyrë të pandërgjegjshme. Shpeshherë ndihma psikologjike ndikon në një farë pike mënyrën tonë të të jetuarit. Është mekanizmi me të cilin psikologu Richard Wiseman shpjegon edhe fatin. Shpeshherë ata që ndihen "të pafat" mendojnë se të tjerët do të sillen keq me ta, e kundërta ndodh me "fatlumët". Edhe në astrologji ndodh diçka e përafërt: për të realizuar një parashikim, mjafton që të kesh besim. Nëse një vajzë lexon në horoskop se mashkulli i saj ideal i përket shenjës së ujorit, ka mundësi që kur të takojë një mashkull të pashëm të po kësaj shenje, të mendojë se ky do të jetë ai i dukuri, duke u bërë më joshëse në mënyrë që ta bëjë atë për vete. Ju lexuesit çfarë mendoni në lidhje me këtë? Jeni si evropianët që konsultohen rregullisht me një ose më tepër horoskopë? Mos harroni se një efekt me të vërtetë "terapeutik" për horoskopin është besimi vetëm kur parashikohen fakte pozitive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Fri Nov 20, 2009 5:27 am

LEXONE... si te doni besoni , si te doni jo zgjedhja gjidhmone esht personale...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Fri Nov 20, 2009 6:53 am

jo nuk i besoj horoskopit as kurr nuk e lexojee feja ime ma ndalon nje gje te till
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Fri Nov 20, 2009 7:57 am

jo kurr si besoj
i besoj vetem Kriusit tim qe me ka kriju

_________________________________________________________________________


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
bRuNneta
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 14528
Data regjis. : 01/10/2009
Age : 30
Location : Kalimtare ne rrug te gjata....

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Tue Nov 24, 2009 7:26 am

jo mor qfar perveq Zotit kujt jo...

_________________________________________________________________________


Fati nuk është vendi drejt të cilit udhëtojmë...por mënyra e udhëtimit ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
geli
Offline
Offline


Numri i postimeve : 4761
Data regjis. : 08/10/2009
Age : 31
Location : Prishtinë

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Tue Nov 24, 2009 7:27 am

le qe sduhet mi besuu ama as qe duhet me lexuu. bile bile as met shku menja per ta hiq.

_________________________________________________________________________



Faktet kallxojn syt shikojn gjerat ndodhin..

<marquee bgcolor=orange> Mirësevini në ylliehana Forum! www.ylliehana.biz</marquee>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Agape
Kontributor
Kontributor


Numri i postimeve : 5540
Data regjis. : 10/11/2009
Age : 25
Location : N'puma

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Tue Nov 24, 2009 7:28 am

jo nuk i besoj edhe pse e kqyri qka po thot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Wed Nov 25, 2009 10:38 am

Si Besojjj Aspak... :P
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Thu Nov 26, 2009 12:54 am

Hiq kurr jo:@[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Thu Nov 26, 2009 1:34 am

NUk i besoj

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
ArianSs
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 212
Data regjis. : 30/11/2009
Age : 22
Location : Ferizaj City

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Thu Dec 03, 2009 6:06 am

Nuk i bEsoj ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ANTISTRES
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 42
Data regjis. : 07/02/2010

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Sun Feb 07, 2010 5:13 pm

Hhuauhahuahua HoRoSKopi hmmm ....
e MARR e LEXoi 1 DiT thoT se KEt jaV ..
ke me PAs 1 Gje Te Bukur 1 Lidhje Te Re ne DAshuri ..
BLLa bLLa PRit ANTISTRES e PRIt e ne FunD me DOLI FJALa ..
PRIT MAGAR se dEL BAR ... hahuahuahuahua S`Besoi hiC as 1 Sen ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Rozana
Anëtar
Anëtar


Numri i postimeve : 188
Data regjis. : 22/06/2010

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Tue Jun 22, 2010 7:29 pm

Jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
SiLdDa'GirL
PrinCesh
PrinCesh


Numri i postimeve : 2506
Data regjis. : 21/06/2010
Age : 21
Location : peja

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Wed Jun 23, 2010 3:53 am

jo jo jo edhe jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehan.biz
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend


Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Wed Aug 18, 2010 10:08 am

jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A duhet t'i besojmë horoskopit?   Today at 6:10 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

A duhet t'i besojmë horoskopit?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum