www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Topi kërkoi zgjerimin e gjeografisë së vendeve, që duhet të njohin Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Topi kërkoi zgjerimin e gjeografisë së vendeve, që duhet të njohin Kosovën    Fri Nov 05, 2010 12:12 am



Londër, 4 nëntor - Presidenti i Shipërisë, Dr. Bamir Topi, ka vizituar mjediset e Universitetit të Oxfordit, në kuadër të vizitës Britanisë së Madhe. Presidenti Topi ka vlerësuar lart rolin që Universiteti i Oxfordit dhe stafet akademike kanë dhënë në edukimin e udhëheqësve të shquar botërorë dhe në zhvillimin e aftësive të brezave të tërë intelektualësh dhe personalitetesh të fushave të ndryshme, të cilët në momente kyçe të zhvillimit shoqëror kanë qenë në ballë të debatit ndërkombëtar. Në ligjëratën e tij presidenti Topi, pasi nënvizoi edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, bëri një përshkrim të situatës politike dhe ekonomike në vend. Ai u përqendrua në evidentimin e arritjeve të Shqipërisë në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe atmosferën optimiste të krijuar pas miratimit të raportit për liberalizimin e vizave. Në këtë kontekst presidenti Topi ofroi një panoramë të detajuar të ndryshimeve rrënjësore që ka pësuar rajoni i Ballkanit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe përballjes me një realitet të ri gjeopolitik. "Shteti i ri, multietnik dhe demokratik i Kosovës ka kontribuar ndjeshëm në rritjen dhe konsolidimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, duke bërë që Ballkani të shkëputet përfundimisht nga e kaluara e turbullt e mbushur edhe me konflikte ndëretnike dhe të orientohet i gjithi drejt integrimit euroatlantik dhe zhvillimit ekonomik" - vuri në dukje kreu i Shtetit shqiptar, duke theksuar nevojën dhe rëndësinë në këtë drejtim të zgjerimit të gjeografisë së vendeve, që duhet të njohin pavarësinë e Kosovës. Në këtë aspekt presidenti Topi theksoi rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon për konsolidimin e paqes dhe qëndrueshmërinë e saj si dhe ndërtimin e marrëdhënieve dhe të një bashkëpunimi të frytshëm rajonal.
Më pas presidenti Topi iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të të pranishmëve të shumtë lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit dhe të ardhmen e vendeve të tij, mbi përvojat personale si shkencëtar, si politikan dhe kryetar shteti dhe rrugëtimin e sigurt integrues të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Topi kërkoi zgjerimin e gjeografisë së vendeve, që duhet të njohin Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum