www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Erdogan shpallet Doctor Honoris Causa i UP-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Erdogan shpallet Doctor Honoris Causa i UP-së   Fri Nov 05, 2010 12:18 am



Prishtinë, 4 nëntor – Një doktor tjetër nderi i Universitetit të Prishtinës është shpallur sot. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili dje u shpall Qytetar nderi i Prizrenit, sot u nderua edhe me një mirënjohje tjetër të Kosovës – Doctor Honoris causa i Universitetit të Prishtinës, në shenjë mirënjohje për gjithë çfarë bëri ai për çlirimin, pavarësinë dhe afirmimin e shtetit të Kosovës gjatë dy dekadave të fundit.
Ceremonia,e cila u zhvillua në sallën e Fakultetit Filologjik të këtij Universiteti, në të cilën merrnin pjesë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, diplomatë dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, nisi pak pas orës 11. Për laureatin dhe arsyen e nderimit të tij folën rektori i këtij Universitet, Mujë Rugova, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, kurse laudator ishte Enver Kutllovci. Që të tretë theksuan meritat e kryeministrit turk për Kosovën aktuale – çlirimin, pavarësinë dhe afirmimin e saj në përmasa ndërkombëtare.
Vetë Erdogan tha se ishte i nderuar me këtë mirënjohje dhe se këtë e kupton si një detyrë që të vazhdojë ta mbështesë shtetin më të ri të botës drejt aspiratave të saj euroatlantike dhe prosperitetit ekonomik.
Kryeministri i Truqisë, ndërkohë do të vizitojë Tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit, afër Obiliqit. Ai e përmendi këtë monument të historisë turke, si një pikë që lidhë historikisht Kosovën me Turqinë. Po ashtu përkujtoi edhe Mehmet Akif Aksojin, autorin e himnit turk, i cili ishte nga Peja.
Kryeministri i Truqisë përfund sot vizitën e tij dyditëshe në Kosovë.

Recep Tayyp Erdogan është kryeministri i parë turk që vizitoi Kosovën.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Erdogan shpallet Doctor Honoris Causa i UP-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum