Prishtinë, 4 nëntor - Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mohuar spekulimet e mediave se ai do të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të LDK-së, njofton Telegrafi.
Pas takimit që pati me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, ai tha se vazhdon të mbetet pas qëndrimeve të deklaruara më herët se do të vazhdojë ta respektojë statutin e partisë në lidhje me kandidaturat.
I pyetur nëse e ka ndërmend të tërhiqet nga gara për t’i lënë vend kandidimit të Isa Mustafës , Sejdiu tha se kjo gjë do të bëhet publike shumë shpejt.
Ish-presidenti i vendit, po ashtu është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, mirëpo nuk janë dhënë detaje rreth këtij takimi.
LDK-ja këtë të diel do të mbajë Kuvendin e Shtatë Zgjedhor të partisë, ku do të zgjidhen organet e reja drejtuese, përshirë edhe kryetarin e partisë. Kreu aktual i partisë, Fatmir Sejdiu, ka thënë se do të jetë kandidat për të parin e LDK-së, ndërsa Isa Mustafa e mban pezull qëndrimin e tij lidhur me kandidimin.
_________________________________________________________________________
Per informata ne Ptk kliko ketuQendrim Rexhaק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]