www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Erdogan përuroi xhaminë e rinovuar të Prishtinës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Erdogan përuroi xhaminë e rinovuar të Prishtinës   Fri Nov 05, 2010 4:14 am



Prishtinë, 4 nëntor - Në kuadër të vizitës që po i bënë Kosovës, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i shoqëruar edhe nga kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite ka qëndruar për një vizitë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.
Pasi e ka falënderuar kryeministrin e Turqisë për këtë vizitë, myftiu Tërnava ka thënë se për Kosovën në përgjithësi, e për Bashkësinë Islame në veçanti, “kjo është një ditë e rëndësishme, një ditë historike, ngase sot këtu kemi për vizitë një mik dhe një mbështetës të madh të Kosovës dhe popullit të saj”.
Myftiu ka shprehur gjithashtu edhe mirënjohjen e popullit të Kosovës për popullin, qeverinë dhe vet kryeministrin turk, për kontributin që kanë dhënë për Kosovën si para, gjatë dhe pas luftës.
“Populli i Kosovës nuk e harron ndihmën, kontributin dhe angazhimin tuaj që në vazhdimësi keni dhënë për Kosovën”, ka theksuar myftiu, transmeton zyra për informim të publikut e BIK-ut.
Tërnava e ka njohur kryeministrin Erdogan edhe me historikun, organizimin dhe funksionimin e BIK-ut dhe institucioneve të tij.
Kryeministri i Turqisë ka thënë se ndien kënaqësi me të arriturat e Kosovës dhe se edhe në të ardhmen do të mbështesë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Erdogan është shprehur i gatshëm të investojë në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë së periudhës osmane, të cilat, siç u shpreh ai, janë pasuri e përbashkët dhe si të tilla duhen të trajtohen në mënyrë meritore.
Pas këtij takimi, dy kryeministrat dhe myftiu Tërnava kanë përuruar xhaminë “Sulltan Mehmet – Fatih” në Prishtinë, e cila tash sa kohë ka qenë në rinovim.
Në fund, dy kryeministrat i janë drejtuar qytetarëve të tubuar me nga një fjalë të rastit, ndërsa myftiu Tërnava e ka bërë duan.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Erdogan përuroi xhaminë e rinovuar të Prishtinës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum