www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KQZ: Sot e deri më 26 nëntor, aplikimi për votim nga jashtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: KQZ: Sot e deri më 26 nëntor, aplikimi për votim nga jashtë   Fri Nov 05, 2010 9:45 pm



Prishtinë, 5 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitje intensive për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 12 dhjetor 2010. Përmes një komunikate për media, KQZ njofton se në mbështetje të ligjit, në Planin Operacional për Zgjedhjet, sot, prej datës 5 nëntor deri më 26 nëntor, fillon periudha e regjistrimit/aplikimit në kuadër të Operacionit të votimit përmes postës. Të interesuarit, qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët ndodhen jashtë vendit, mund të aplikojnë për t’u regjistruar dhe për të votuar me postë, njofton KQZ-ja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se aplikacionin për votim përmes postës, të interesuarit mund ta marrin nga burimet e mëposhtme: Web faqja e KQZ: www.kqz-ks.org; Linja ndihmëse e programit për të votuar nga jashtë Kosova është: +381 (038) 38 552 452; +381 (038) 38 552 453, pastaj: ambasadat e Republikës së Kosovës ( për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu) duke e marrë formularin personalisht në një nga pikat e shpërndarjes jashtë Kosovës, për të shikuar listën e qendrave shpërndarëse dhe adresat e tyre, ju lutem klikoni këtu.

Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që: Të keni moshën 18 vjeçare në ditën e votimit, më 12 dhjetorë 2010; të jeni të regjistruar në Regjistrin civil të Kosovës/UNMIK-ut dhe të posedoni dokumentin e identifikimit (DI) të Kosovës, ose të UNMIK-ut, apo vërtetimin që dëshmon se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin civil të Kosovës. Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti valid të identifikimit të shtetit ku jetoni. Aplikacionet për votim përmes postës duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ para datës 16 nëntor 2010, thuhet në komunikatë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

KQZ: Sot e deri më 26 nëntor, aplikimi për votim nga jashtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum