Vala powered by b>PTK b> font>


Numri i postimeve : 3627 Data regjis. : 08/04/2010 Age : 27 Location : Kosovë
 | Titulli: PTK ndihmon me 30 mijë euro Meriton Bekën Wed Nov 10, 2010 12:03 am | |
| Dje me 8 nentor Posta dhe Telekomi I Kosovës i ka ofruar ndihmë në vlerë prej 30 mijë euro nxënësit të klasës së XII-të të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Meriton (Fexhri) Bekës, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është i shtrirë në Klinikën Interne, në Repartin Hematologjik të QKUK-së në Prishtinë dhe për fatin e keq është diagnostifikuar me Dg.Leukimia acuta, ndërkohë që nga mjekët është rekomanduar që i sëmuri të dërgohet më urgjencë jashtë vendit për trajtim dhe diagonistifikim plotësues. Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, dr. Shyqyri Haxha ka bërë të ditur se PTK-ja i ka dalë në ndihmë nxënësit Meriton Bekës, meqë familja e tij ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike dhe e ka të pamundur që të sigurojë mjete për shërimin e më të dashurit të tyre. “PTK ka vendosur që t’ia dedikoj familjes së Meriton Bekës 30 mijë euro, me të vetmin qëllim për t’i mundësuar birit të tyre shërim sa më të shpejtë jashtë vendit”, ka deklaruar Dr. Shyqyri Haxha duke pohuar se edhe herave të tjera PTK është solidarizuar me raste të rënda sociale duke dhënë donacione të natyrave të ndryshme konform rregulloreve dhe aprovimit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së. Familja Beka i është drejtuar institucioneve, kompanive dhe organizatave të ndryshme humunitare për të siguruar mjetet e nevojshme financiare që të dërgojnë për shërim jashtë vendit Meritonin, jeta e të cilit, sipas ekipit mjekësor, është çdo ditë e më shumë e rrezikuar. PTK është ndër institucionet që prej dy vitesh ka kontribuar dhe ka ndihmuar më së shumti në Kosovë rastet e tilla për trajtim urgjent shëndetësor. Gjithashtu, PTK, siç dihet në emër të donacioneve dhe sponzorimeve të ndryshme ka ndihmuar shumë duke ndërtuar shtëpi si dhe duke përkrahur aktivitete të shumta kulturore, artistike e sportive.
_________________________________________________________________________ Per informata ne Ptk kliko ketuQendrim Rexhaק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς. ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค. ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b] |
|
mandarina Ylli Forumit


Numri i postimeve : 4919 Data regjis. : 30/11/2009
 | Titulli: Re: PTK ndihmon me 30 mijë euro Meriton Bekën Wed Nov 10, 2010 9:35 pm | |
| BRAVO mir po duhet edhe shum organizata tjera te ndjekin te njejtat hapa per me arrit suksese |
|