www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mëngjesi është koha më e mirë për seks

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Mëngjesi është koha më e mirë për seks    Fri Nov 12, 2010 9:55 am

Shpeshherë, pas një dite të lodhshme në punë apo momenteve të ndryshme stresuese, do ishte më mirë që pas një gjumi të qetë, të pritej mëngjesi...
Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes. Ora ideale, madje gjysmë ora është nga 6 e 30 deri në orën 7 para mëngjesit, sepse dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para se të bësh seks...

Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos, çelësi për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit seksual të mëngjesit. Në mbrëmje ka momente në të cilat, larg nga aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët ndihen të lodhur dhe me dëshirën e vetme për të fjetur. Lodhja përbën, në fakt, një nga arsyet kryesore të refuzimit të seksit, si për meshkujt dhe për femrat, kur energjitë e ruajtura për të provuar ndjenjën që i ndez partnerët veniten plotësisht pas një dite të lodhshme të mbushur me impenjime. Në të kundërtën, mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhur dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.


30 minutat që nuk duhen humbur
Gjysmë ora që nuk duhet humbur është nga ora 6 e 30 deri në 7, kur mashkulli shfaq edhe nivelin më të lartë të testosteronit, ndërsa tek femra dallohet kulmi i aftësisë riprodhuese, ndikuar nga hormoni LH. “Ky është momenti më i lartë i ndjeshmërisë dhe i aftësive prodhuese si te femra edhe te mashkulli”, shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio, “gjendja e eksitimit seksual që u intereson të dy partnerëve pasi mes tyre krijohet një gjendje tej kufijve të eksitimit”, shton ai. Edhe biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet, ashtu edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi. Nga ana tjetër, hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.
“Nuk e di se kur mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani te të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon De Gregorio. Momenti më i mirë i ditës për të bërë dashuri dhe për t’i 57 dhuruar njëri-tjetrit kënaqësi është nga ora 6 deri në 9 të mëngjesit, pasi në këto tri orë eksitimi hormonal është në pikën e tij më maksimale. Konfirmimet vijnë edhe nga pjesa tjetër e Evropës. Në një revistë franceze ku është zhvilluar një sondazh për zakonet seksuale të çifteve, rreth 21 për qind e femrave franceze preferojnë mëngjesin, 16 për qind pasditen, ndërsa 33 për qind e meshkujve janë të gatshëm të bëjnë seks në çdo moment. Pjesa më e madhe e çifteve konfirmon shenjtërinë e seksit të hatashëm 30-minutash, 20 për qind preferojnë më shumë se 30 minuta, ndërsa 10 për qind preferojnë më pak se 20 minuta. Ora 6 – 7 e 30 është pika e seksit, i cili vazhdon pozitivisht deri në 8 e 30, duke u pakësuar deri në orën10. Nga ora 12 e 30 deri në pasditen e vonë të orës 18 paraqiten vlera shumë të ulëta për të shënuar më shumë rënie në orët e mbrëmjes, deri në mesnatë.

Gratë nuk kanë fantazi
Të gjithë meshkujve u ka qëlluar të kenë një “të dashur që bën biseda ferri”, një grua argumenti i vetëm i bisedave të së cilës ka qenë lidhja. Revistat femërore stimulojnë pikërisht këtë, publikojnë gjithmonë artikuj që flasin se si duhet që t’i shtyjmë meshkujt të flasin për ndjenjat. Femrat nuk e kanë aspak problem t’u tregojnë meshkujve se si ndihen. Ndërsa, sa i takon seksit, mund të duken më fjalëpaka sesa meshkujt. “Meshkujt flasin për dëshirat e tyre seksuale më tepër sesa femrat”, komentojnë seksologët. Ndoshta, sepse femrat janë ende të frenuara nga thënie të vjetra të tipit “vajzat e mira nuk e bëjnë”, gjë që i ndalon të shprehin përpara partnerit ato që dëshirojnë. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e, megjithatë, sipas seksologëve, nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejnë femrat njëra-tjetrës, do të çmendeshin.


Përvojë apo mungesë e vëmendjes
Edhe pse e mbajnë veten për besnike të përjetshme, nuk kanë pse bëjnë përjashtim nga pjesa tjetër, që janë meshkujt. Duket se në çështjen e tradhtisë femrat dhe meshkujt janë të ndarë në dy kampe pa asnjë të përbashkët. Secili justifikon veprimin e vet dhe sheh me sy mjaft kritik atë të tjetrit. Nëse do të kishim parasysh disa nga motivet që shtyjnë një mashkull në tradhti, si, p.sh., etja për përvoja të reja dhe pamundësia për t’i bërë ballë tundimit, nuk shihet ndonjë arsye pse femrat duhet të bëjnë përjashtim. Të tilla arsye fare mirë mund t’i shtynin edhe ato të bënin të njëjtën gjë: të tradhtonin. Shumë të rralla janë ato femra që e pranojnë një gjë të tillë. Femra përdor tradhtinë për të qenë e justifikuar për një veprim që ndoshta nuk ka guxuar për arsye të ndryshme ta bënte më parë. Të tjerë mendojnë se një femër nuk ka nevojë fare për arsye: ajo tradhton dhe kaq.

Kush xhelozon më tepër?
Teoritë e psikologjisë së zhvilluar pohojnë se mashkulli duhet të kujdeset më shumë për mbrojtjen fizike të partneres se sa aspektin emocional, sepse kjo ndihmon të dy parterët. Nga ana tjetër, mendohet se femrat mërziten më shumë për tradhtinë emocionale dhe interesi i tyre i zhvilluar vlen më shumë kur njeriu i tyre i zemrës ndodhet pranë saj për ta ndihmuar në rritjen e fëmijës. Por, studiuesja R. Harris, e Universitetit të Kalifornisë, sfidoi teoritë në tri studime të ndryshme. Në studimin e parë, Harris mati trysninë e gjakut në ritmin e zemrës për 43 femra e 36 meshkuj, ndërkohë që ata imagjinonin skena në të cilat partnerët e tyre bënin tradhti seksuale apo emocionale. Ajo zbuloi se meshkujt paraqisnin një reagim më të madh fizik ndaj tradhtisë seksuale, ndërkohë që femrat reagonin ndaj të dy skenave, me një tendencë të lehtë për t’iu përgjigjur më shumë, që ashtu si edhe burrat, skenës së tradhtisë seksuale.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Malësor
Poeti Forumit
Poeti Forumit


Numri i postimeve : 4382
Data regjis. : 07/04/2010

MesazhTitulli: Re: Mëngjesi është koha më e mirë për seks    Fri Nov 12, 2010 6:56 pm

valla boll mir e kie Medina ani ne mengjes pa pi kaffen hala haha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Mëngjesi është koha më e mirë për seks

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum