www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Festat e forcojnë ndjenjën e humanizmit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Festat e forcojnë ndjenjën e humanizmit    Tue Nov 16, 2010 8:14 pm



Mijëra besimtarë myslimanë në gjithë Kosovën kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit festimin e Kurban Bajramit. Ceremonia kryesore me rastin e festës së Kurban Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa janë mbajtur dy ligjërata tematike, kushtuar kësaj feste.
Në mesazhin drejtuar qytetarëve, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava tha se Festa e Kurban Bajramit forcon ndjenjën e besimit, të humanizmit dhe për t’i dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

“Dita e Kurban Bajramit troket në ndërgjegjen e besimtarit, e rizgjon atë për ta rikthyer te krijuesi, për të marrë dhe kryer obligime që dalin nga porositë e Kuranit dhe porositë e profetit Muhamet. E forcon edhe më ndjenjën e besimit, humanizmin në vepër; zemrën e mbush plotë me mëshirë dhe ndjenjën për t’i dalë në ndihmë atij që ka nevojë”, u shpreh Tërnava pas faljes së Namazit. Tërnava u bëri thirrje myslimanëve që “t’ua shtrijnë dorën” njerëzve që kanë nevojë për ndihmë.

Ndërkaq, nga ora 9:00 e mëngjesit selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës e kanë vizituar udhëheqës më të lartë të pushtetit dhe të partive politike. Ata kanë uruar të gjithë besimtarëve islamë për këtë festë të solidaritetit e të mirëkuptimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Festat e forcojnë ndjenjën e humanizmit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum