www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Skenderaj: Komuniteti serb ju beson institucioneve të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Skenderaj: Komuniteti serb ju beson institucioneve të Kosovës   Thu Nov 18, 2010 11:56 pm


Skenderaj, 18 nëntor – Komuniteti serb i komunës se Skenderajt, i cili jeton në fshatrat Bajë, ku përbëjnë shumicën absolute të banorëve, dhe atë Syriganë, ku e përbëjnë gati gjysmën e fshatit, ka pranuar realitetin e ri dhe është integruar mirë në jetën shoqërore, m,e gjasa të mira që të dalin në zgjedhjet e dhjetorit. Kështu u tha në një takim të mbajtur në zyrën lokale për komunitete në Bajë, ku u bisedua për realizimin e projektit "Integrimi i komunitetit serb në institucionet komunale". Projekti financohet nga OSBE-ja dhe jetësohet nga Qendra e Gruas “Prehja” në Skenderaj, kurse në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e tetë fshatrave të BL të Runikut dhe zyrtarë të Komunës, të cilët projektin e kanë vlerësuar si shumë të dobishëm.
Ajnishahe Halimi, koordinatore e “Prehjes”, ka thënë se projekti u jep mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb që ata të informohen rreth punës dhe strukturës organizative të qeverisjes lokale. “Gjithashtu, projekti mundëson që vetë pjesëtarët e komunitetit serb t'i qasen direkt strukturave komunale për çfarëdo arsyesh apo kërkesash që ata kanë”, ka thënë ajo.
Bozhidar Tomasheviq, kryetar i pjesës serbe të Syriganës, ka thënë se përvoja tregon që
komuniteti i këtushëm serb ka besim në pushtetin lokal të Skenderajt, andaj është mirë që ky pushtet të këtë më shumë parasysh nevojat e këtij komuniteti.
“Institucioneve të Kosovës ju besojmë dhe do t’ju kishim besuar edhe më shumë sikur
ato të realizojnë ndonjë projekt për ne, si pshm. ndërtimi i rrugës, kanalizimit, ujësjellësit, etj”, ka thënë ai dhe ka shfaqur shpresën se komuniteti serb kësaj radhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e dhjetorit.
Nga ana e tij, Murat Dauti, kryetar i BL të Runikut, është shprehur i kënaqur me integrimin e pakicave në komunën e Skenderajt. “Komuniteti serb është integruar pothuaj plotësisht në jetën shoqërore dhe në institucionet lokale, ndërsa të diferencuar kanë mbetur vetëm ata serbë qe kanë qenë nën diktatet politike të Serbisë, kurse sa i përket po litikës sonë, ata nuk janë të diferencuar”, ka thënë ai.
Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Dauti ka thënë se tek serbët ka vërejtur dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale. “Megjithatë, ata janë të lirë të vendosin vet. Serbët e këtushëm kanë të drejtë ta duan Serbinë, por duhet të punojnë për Kosovën”, ka përfunduar ai.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Skenderaj: Komuniteti serb ju beson institucioneve të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum