Medina Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 28 Location : Tek Parajsa Pa Drita
 | Titulli: SHBA-BE, politikë të njëjtë për Ballkanin Fri Nov 19, 2010 8:03 am | |
| Politika e Shteteve të Bashkuara është në koordinim të plotë me atë të Bashkimit Evropian për sa i takon rajonit të Ballkanit, tha të enjten ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, i cili në Këshillin Atlantik foli për agjendën evropiane të administratës së presidentit Barack Obama. Gordon e ka vënë theksin tek diplomacia e përbashkët dhe intensive e muajve të fundit, që tregon unifikimin e vizioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për rajonin.
“Evropa nuk mund të jetë e plotësuar pa u integruar Ballkani perëndimor. Politika jonë për rajonin është e koordinuar me atë të Bashkimit Evropian. Sa për Kosovën dhe dialogun me Serbinë, ne jemi konsultuar me Evropën”, ka deklaruar Gordon.
“Ne e mirëpritëm anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ndërsa Maqedonia do të hyjë pas zgjidhjes së çështjes së emrit”, është shprehur ai, njofton Top Channel.
Zyrtari amerikan ka shtuar se ky vizion do të shndërrohet në prioritet kryesore, dhe se presidenti Barack Obama, është i vetëdijshëm se konsultimi me Evropën është jetik
|
|