www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FSK-ja mirëpret mbështetjen britanike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: FSK-ja mirëpret mbështetjen britanike    Fri Nov 19, 2010 8:05 am


Stafi i lartë udhëheqës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës është trajnuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë nga ana e përfaqësuesve të Akademisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, të cilët u kanë dhënë mbështetje në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës.
Ministri në dorëheqje i FSK-së, Fehmi Mujota, ka mirëpritur mbështetjen nga ana e shtetit britanik. Vazhdim të mbështetjes në aspektin e sigurisë ka premtuar edhe përfaqësuesja e Ambasadës së Britanisë së Madhe, Ann Jackson.

“Është prioritet për ne që të vazhdojmë të punojmë për ta mbështetur FSK-në dhe sektorin e sigurisë në përgjithësi”, tha përfaqësuesja e Ambasadës së Britanisë së Madhe, njofton Koha.

Zhvillimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës, sipas ministrit Mujota do t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë në Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë do t`i vazhdojnë trajnimet në shtetet me të cilat Ministria e Forcës së Sigurisë ka marrëveshje.

Në këtë seminar janë trajnuar edhe stafi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

FSK-ja mirëpret mbështetjen britanike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum