www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ilira Gashi do përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion, Genta Ismajli eleminohet…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Ilira Gashi do përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion, Genta Ismajli eleminohet…   Fri Nov 19, 2010 7:02 pm






Gentiana Ismajli nuk ka arritur edhe këtë vit ta realizojë ëndrrën e saj që të prekë skenën e Evrovizionit. Në mesnatën e 14 nëntorit ka përfunduar votimi për finalistet e festivalit zviceran “Eurovision Song Contest” ku fituesi do ta përfaqësojë Zvicrën në festivalin e madh evropian “Evrovizion”.



Prej 327 këngëve konkurruese, në mesin e tyre edhe Genta Ismajli, të drejtën për në finale e kanë fituar vetëm 12 këngëtarë, por jo edhe këngëtarja Ismajli. Megjithatë, mungesën Gentës në finalen e këtij festivali të Zvicrës që do të mbahet më 11 dhjetor të këtij viti, do ta zëvendësojë një tjetër kosovare.

Ajo quhet Ilira Gashi, është vetëm 16 vjeçe dhe jeton në Bernë të Zvicrës. Ilira së bashku me grupin “The Colors” konkurrojnë me këngën “Home”.


Temë interesante e këngës

Kënga është në gjuhën shqipe dhe zvicerane dhe është bërë një kombinim interesant mes dy gjuhëve. Teksti i këngës trajton jetën e njerëzve në një vend të huaj, një fat që i shoqëron shumë njerëz në botë, e sidomos në Zvicër, ku më të theksuarit janë edhe shqiptarët.

Këtë fat e ka pasur edhe vetë Ilira, e cila për mediat zvicerane ka deklaruar se ani pse ka lindur në Zvicër dhe ndihet zvicerane, asaj i mungojnë familjarët dhe shoqëria e saj në vendlindje. Balada “Home” ka prekur dhe emocionuar shumë dëgjues në Zvicër sa që më votat e tyre kanë bërë që kjo këngë të jetë njëra prej tri këngëve më të votuara në një radio atje, me ç’rast iu është mundësuar direkt të hyjë në finalen e këtij festivali.

E pyetur nga “DRS 3” se çfarë do të thotë për të nëse do të përfaqëson Zvicrën në Eurovizion, 16 vjeçarja simpatike shprehet: “Kjo do të thotë… s’ka fjalë që mund ta përshkruaj”.

Ndërkohë Ilira nuk është e panjohur edhe për opinionin shqiptarë. Ajo njëkohësisht më këngën “Tek” është duke marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2010”, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e festivalit “Top fest 7” më këngën “Shoku im më i ngushtë”.

Në qoftë se Ilira Gashi bashkë më grupin “The Colors” do të triumfojnë në festivalin zviceran, atëherë ata do ta kanë të drejtën që të përfaqësojnë Zvicrën në Eurovizion që do të mbahet me 14 maj 2011 në Dyseldorf të Gjermanisë.

Edhe ju mund ta ndihmoni Iliren që të realizojë ëndrrën e saj

Ilira ka guxuar të ëndërrojë një ëndërr, të përfaqësojë Zvicrën në festivalin më të madh ndërkombëtar të muzikës së popullarizuar, ndërsa ju mund ta ndihmoni atë që ëndrra e saj të bëhet realitet, ndërsa këtë mund ta bëni duke klikuar në ueb-faqen http://www.drs3.ch/www/de/drs3/meine-meinung/umfragen.html dhe aty e gjeni tabelën ku mund të votoni për Ilirën. Numri i votimeve nuk është i kufizuar. Ju mund të votoni në çdo 15 minuta!

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Ilira Gashi do përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion, Genta Ismajli eleminohet…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum