www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqiptarët e Mitrovicës më optimist se serbët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Shqiptarët e Mitrovicës më optimist se serbët    Fri Nov 19, 2010 11:07 pm



Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi të premten rezultatet e anketës së zhvilluar në Mitrovicë lidhur me kushtet e jetës së përditshme, ndërsa shumica e të anketuarve e shohin situatën e ngecjes ekonomike, papunësinë dhe korrupsionin si problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova.
Kjo anketë pasqyron pikëpamjet e të gjitha grupeve etnike lidhur me situatën ekonomike dhe politike, mirëqenien, qeverisjen komunale, pjesëmarrjen qytetare, decentralizimin dhe besimin në organizatat e sigurisë.

“Problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet komuna për shumicën e të anketuarve janë papunësia dhe situata ekonomike në vend. Po ashtu, të anketuarit identifikojnë tri çështje të njëjta të cilat i prekin ata më së shumti në nivelin personal: papunësia, situata ekonomike dhe krimi”.

Megjithatë, thuhet se është një ndryshim etnik në nivelin e optimizmit ndërmjet respondentëve. Respondentët e grupeve etnike, serbë të Kosovës dhe etnitë e tjera në Kosovë janë shumë më pak optimistë krahasuar me respondentët shqiptarë të Kosovës.

Respondentët i perceptojnë përfaqësuesit komunalë si deri diku të përgjegjshëm në opinionet dhe interesimet e qytetarëve. Të dhënat tregojnë se në përgjithësi, respondentët e shohin qeverinë komunale deri diku të besueshme për menaxhimin e fondeve komunale.

Frika zë vend në jetën e shumë prej tyre në Mitrovicën e veriut dhe jugut. Shumica e banorëve shqiptarë dhe serbë ndihen shumë të pasigurt për të kaluar në anën tjetër të lumit Ibër. Respondentët e grupeve të tjera etnike ndihen deri diku më të sigurt kur kalojnë lumin.

Raporti gjithashtu zbulon fakte interesante në lidhje me shqetësimet e njerëzve, perceptimet, dhe gatishmërinë e komuniteteve për të punuar me njëri-tjetrin, si dhe perceptimet e ndryshme të komuniteteve rreth problemeve madhore me të cilat ballafaqohet Mitrovica.

Anketa është bazuar në intervista të drejtpërdrejta me 1000 respondentë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Shqiptarët e Mitrovicës më optimist se serbët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Forums directory | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum