www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dafina dhe Zanfina, miqësi e vërtetë apo interes?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Dafina dhe Zanfina, miqësi e vërtetë apo interes?   Mon Nov 22, 2010 6:14 pm



Ndëkohë që në ambientet artistike shqiptare arrin të perceptosh lehtë xhelozitë dhe intrigat që ky profesion mbart, dy këngëtaret e gjeneratës së re në Kosovë, Zanfina Ismaili dhe Dafina Zeqiri, flasin hapur për shoqërinë e tyre. Përveç që janë parë nëpër xhirimet televizive të përqafuara njëra me tjetrën, të dyja shoqërohen shumë edhe në jetën e përditshme.


Ato theksojnë se miqësia mes tyre nuk është nga interesi, si disa kolege të tjera, të cilat realizojnë një duet dhe pastaj nuk duan ta shohin më njëra-tjetrën. Po çfarë më saktësisht i lidh Dafinën dhe Zanfinën? Mos vallë konkurenca ka bërë që të dyja të deklarohen si mikesha? Sa do të zgjasë kjo miqësi, pritet të shihet!!! “Panorama plus” ju sjell versionin e shkruar të bisedës që është realizuar me këto dy këngëtare gjatë një fundjave në Prishtinë.

MIQËSIA FILLOi GJATË KËTIJ VITI
“Nganjëherë dalim shumë shpesh, por ndodh që mos të shihemi për një kohë të gjatë, për shkak të punëve”, kështu shprehet në fillim Dafina Zeqiri, në një prononcim lidhur me miqësinë e saj me Zanfina Ismailin. “Jemi bashkuar ashtu spontanisht prej xhirimeve nëpër televizione, na ka pëlqyer shumë miqësia dhe muhabeti”, ndërsa në anën tjetër rrëfehet Zanfina duke treguar se miqësia mes saj dhe Dafinës ka filluar në fillim të këtij viti. “Miqësia më saktë ka filluar këtë vit, diku nga janari, pak pas xhirimeve të Vitit të Ri dhe kemi filluar të shoqërohemi që nga hera e parë kur kemi dalë për kafe. Ka qenë sikur njihemi me vite e jo ashtu strikt si kolege, ku ke frikë të flasësh se më pas bisedat dalin në gazetë. Ka raste kur brenda një jave shihemi 3-4 herë dhe e gjitha pavarësisht nga obligimet që kam unë dhe Dafina. Unë jam ndër njerëzit e parë që i dëgjoj këngët e saj dhe ajo të miat, por nuk do të thotë se tema jonë kryesore është estrada”, tregon Zanfina Ismaili.


MBËSHTESIN NJËRA TJETRËN NË KARRIERË
Ndërkohë, kur flet për shoqërinë me Zanfinën, Dafina tregon se muzika nuk është e vetmja gjë për të cilën flasin. “Bisedojmë dhe për shopping, kryesisht për gjëra femërore ose kur nuk na ka pëlqyer ndonjë xhirim, sepse jo vetëm unë, por gjithë këngëtarët kanë nevojë për kritika, ndihmë ose mbështetje. Bisedojmë dhe për intervistat dhe obligimet, kam mbështetje shumë të madhe nga ajo, ndihmojmë shumë njëra tjetrën, pastaj japim mendimin për këngët e reja akoma të papublikuara. Në çdo profesion vihet përpara interesi, por tek na dyja nuk është kjo gjë sepse ne si këngëtare nuk kemi planifikuar asnjë duet, flas për momentin dhe interesin si kolege e kemi lënë anash”, pohon Dafina.



SË SHPEJTI ME PROJEKTE TË REJA që të dyja
Zanfina dhe Dafina këtë muaj ishin shumë të pranishme në media, për shkak të eventeve të ndryshme që janë mbajtur në Kosovë dhe që të dy këngëtaret janë shoqëruar gati në çdo vend. Ishin në spektaklin “Unë jam topmodel” pastaj në festivalin “Polifest” si mysafire speciale, shfaqeshin të buzëqeshura kudo ndërsa në anën tjetër shikoheshin me një sy dyshues nga këngëtaret e tjera. Dy këngëtaret e reja dhe shumë energjike, së shpejti pritet të publikojnë këngët e reja me rastin e festave të fundvitit. Këngët do të jenë ritmike në stilin e tyre, ndërkohë Dafina ka vendosur që kësaj kënge t’i bashkangjisë edhe një videoklip për të cilin ka mbaruar dhe xhirimet e tij. Zanfina nga ana tjetër nuk dihet nëse këngës do t’i realizojë klip apo do të dalë vetëm në versionin audio të cilën do e promovojë nëpër televizionet në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Dafina dhe Zanfina, miqësi e vërtetë apo interes?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum