www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 IFIMES prognozon fitoren e PDK-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: IFIMES prognozon fitoren e PDK-së    Tue Nov 23, 2010 12:16 am



Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike IFIMES, me seli në Lubjanë, ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, që do të mbahen më 12 dhjetor dhe koalicionimet e mundshme pas këtyre zgjedhjeve. IFIMES ka përshkruar gjendjen e partive politike dhe koalicioneve të reja si dhe parashikimet për formimin e Qeverisë së ardhshme.
Sipas hulumtimit të titulluar “A do të arrijë që Hashim Thaçi me ndihmën e partive serbe të bëhet kryeministër“, të cilin e ka siguruar agjencia e lajmeve INA, bëhet e ditur se PDK ka momentin më të duhur për të fituar këto zgjidhje, duke pasur parasysh dobësimin e LDK-së, shkuarjen e Ramush Haradinaj në Hagë dhe me këtë forcohen shanset për fitore në këto zgjedhje.

Lidhur me pozicionin e LDK pas zgjedhjeve të saj brenda partiake, IFIMES vlerëson se lideri i ri Isa Mustafa ka bërë dy gabime strategjike. “Pritja zhgënjyese për ndryshime rrënjësore në parti de ndryshimet kozmetike, duke mos ofruar figurë të re brenda LDK-së. Dhe gabimi i dytë është që nuk ka arritur që ta mbajë Ukë Rugovën brenda LDK-së. Vlerësimet janë se nëse Ukë Rugova do të ishte në LDK në rolin e nënkryetarit, ky do të ishte një tandem i fitores“, vlerëson instituti slloven.

Për AAK-në vlerësohet se këto zgjedhje të jashtëzakonshme edhe pa praninë e Ramush Haradinaj në fushatë do të jenë të suksesshme për këtë parti politike.

Lidhur me dy forcat e reja politike që garojnë në këto zgjedhje FER dhe Vetëvendosje, IFEMES shkruan se këto dy parti tubojnë një numër të madh të votuesve të rinj dhe të papërcaktuarit për asnjë parti tjetër politike.

“Gjithsesi pritet të jetë e sigurt se Qeveria e re e Kosovës vështirë se do të formohej pa njërën prej këtyre dy forcave politike“.

Edhe forcat politike serbe do të kenë rolin e tyre në këto zgjedhje, edhe përkundër thirrjes së Beogradit zyrtar për të mos dalë në votime. Sipas IFIMES-it, serbët pas zgjedhjeve sipas shumë paralajmërimeve do të koalicionojnë me PDK-në.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

IFIMES prognozon fitoren e PDK-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum