www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FSK e mbyll me sukses sezonin e deminimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: FSK e mbyll me sukses sezonin e deminimit   Tue Nov 23, 2010 7:44 am

Kompania e deminimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar për ketë vit aktivitetin e deminimit humanitar (pastrimin e fushave të minuara), ndërsa vazhdon deri në fund të vitit kryerjen e detyrave për eliminimin e mjeteve të ndryshme eksplozive të pashpërthyera (EOD), dhe është në gatishmëri me kujdestari dymbëdhjetë orë çdo ditë. Pritet që pas certifikimit nga KFOR-i edhe të katër ekipeve, do të kalohet në kujdestari të plotë njëzet e katër orëshe.
Tri togje të Kompanisë së deminimit të aftësuara për deminim humanitar, kanë zhvilluar operacione të deminimit nga data 12 korrik 2010, dhe kanë përfunduar operacionet e tyre më 15 nëntor. Ekipet e deminimit të FSK-së kanë vepruar në këto vendbanime: Milaj, Ferizaj, Belincë, Harilaç, Vermicë dhe Koshare. Në të gjitha këto lokalitete, kanë pastruar një sipërfaqe prej 106.200 metra katror, si dhe kanë gjetur dhe shkatërruar 236 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera.

Operacionet e deminimit kanë përfunduar pasi që kushtet atmosferike në këtë periudhë nuk lejojnë të zhvillohen këto aktivitete, dhe të njëjtat operacione do të rifillojnë në pranverën e ardhshme, saktësisht sipas planit më 1 prill të vitit të ardhshëm.

Aksioni i deminimit në Kosovë bëhet nga njësitë e deminimit të FSK-së, në përputhje me standardet ndërkombëtare të Aksionit të Deminimit (IMAS). Qëllimi i aksionit të deminimit është që të reduktojë rrezikun nga minat dhe mjetet e pashpërthyera (MEP) në atë shkallë, sa që njerëzit të mund jetojnë sigurt, duke mundësuar zhvillimin e jetës normale për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

FSK e mbyll me sukses sezonin e deminimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum