www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Premtimet e kryeministrit janë të pabaza

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Premtimet e kryeministrit janë të pabaza    Tue Nov 23, 2010 7:48 am


Partia Fryma e Re reagon ndaj premtimeve të pabaza të kryeministrit të Kosovës në dorëheqje rreth rritjes së pagave të punonjësve të arsimit. Sipas kësaj partie, ende pa filluar fushata, qeverisja e vjetër e Kosovës ka filluar që me premtime të paqëndrueshme t’i thyejë premtimet paraprake, që i ka bërë para Kuvendit dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për më shumë, qeveria në dorëheqje, në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike, ende përdor zyrat e qeverisë për të bërë fushatë dhe premtime për politika të vitit 2011, për të cilat nuk e ka mandatin.
Në një deklaratë për media pas një takimi me Sindikatat, Kryeministri në dorëheqje ka premtuar rritje pagash prej 50 përqind për të gjithë punëtoret e arsimit, prej janarit 2011. Përveç faktit që mësuesit dhe arsimtarët kësaj qeverisjeje i kujtohen vetëm në prag të zgjedhjeve, duhet t’i kujtojmë edhe njëherë disa vendime të qeverisë që bien ndesh me këtë premtim.

Në qershor të këtij viti, Kryeministri i vendit në një letër dërguar FMN-së, për ta nënshkruar marrëveshjen me këtë institucion, është zotuar vetë se për shkak të nënshkrimit të kontratës për autostradën, shteti do të jetë në vështirësi fiskale dhe Kosova nuk do të lëvizë nga kornizat e caktuara më herët, posaçërisht sa i përket rritjes së pagave.

“Partia Fryma e Re thërret të gjithë qytetarët që të mos bien pre e premtimeve, të cilat premtojnë rritje të tilla e që më vonë do të jenë të pamundshme... Koha është për ndryshim, prandaj bëjmë edhe njëherë thirrje tek të gjithë qytetarët që në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit, për ta treguar vullnetin e tyre për ndryshim”, thuhet ndër të tjera në reagim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
bertidoc
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve : 6
Data regjis. : 23/11/2010
Location : Prizren

MesazhTitulli: Re: Premtimet e kryeministrit janë të pabaza    Tue Nov 23, 2010 7:59 pm

Nuk kemi te beje me Qeveri ne Dorheqje por me Qeveri te shkarkuar, ngase nuk ka fituar votbesimin, pa marre parasyshe rrethanat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Premtimet e kryeministrit janë të pabaza

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum