www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 KMDLNJ dënon vrasjen e policit Arben Sejdiu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: KMDLNJ dënon vrasjen e policit Arben Sejdiu    Thu Nov 25, 2010 12:18 am



Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KDMLNJ) dënoi ashpër vrasjen e policit Arben Sejdiu dhe plagosjen e dy personave të tjerë. KMDLNJ pohoi se vrasja e policit dhe plagosja e kushërinjve të tij në shtëpi paraqet një sulm të rëndë për qytetarët e Kosovës, jetën e dhe pasurinë tyre.
KMDLNJ po ashtu vlerëson se vrasja e policëve të Kosovës paraqet sulm në vet shtetin e Kosovës.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkoi nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin masat e nevojshme për identifikimin e autorëve të krimit dhe vënien e tyre para drejtësisë.

“Mos zbardhja e këtij rasti dhe rasteve të tjera është një sinjal i keq për sigurinë dhe rendin në Kosovë. Krimet e pandriçuara kundër policëve të Policisë së Kosovës janë inkurajim për krimin e organizuar dhe kriminelët e të gjitha ngjyrave”, thuhet në reagim.

Edhe partitë politike në vend kanë dënuar vrasjen e policit Arben Sejdiu.

Ndryshe, në mbrëmjen e së hënës, pas një sulmi të armatosur , në shtëpinë e Naim Sejdiut në Grabanicë të Klinës, ka mbetur i vrarë oficeri i policisë së Kosovës Arben Sejdiu dhe janë plagosur i zoti i shtëpisë Naim Sjediu dhe djali Qemajl Sejdiu.

KMDLNJ po ashtu kërkoi të hetohet rasti i sulmit ndaj hetuesit të policisë së EULEX-it, por pa e paragjykuar rastin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

KMDLNJ dënon vrasjen e policit Arben Sejdiu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum