www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E pranon gabimin për Rahovecin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: E pranon gabimin për Rahovecin    Thu Nov 25, 2010 12:21 am



Rrjeti i organizatave joqeveritare që i monitorojnë zgjedhjet, Demokracia në Veprim e ka pranuar sot gabimin e bërë gjatë publikimit të të dhënave preliminare të rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të Rahovecit.
Demokracia në Veprim e ka nxjerr fitues kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, duke e futur atë në garën për kryetar të Rahovecit së bashku me kandidatin e LDK-së, Ibrahim Kryeziu, ndërsa ai i PDK-së, Xhelal Canziba, ka mbetur i treti.

Drejtuesi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu për Indeksonline ka thënë se pas rinumërimit dhe dy gabimeve teknike që janë bërë, ka ndryshuar rezultati në favor të AAK-së dhe tashmë kandidati i saj ka 26.88 për qind ndërsa ai i LDK-së, 27.86 për qind, duke bërë të shkojnë në balotazh këta dy kandidatë, dhe PDK-ja që mbetet jashtë garës. Kryeziu ka kërkuar falje për konfuzionin e mundshëm që është krijuar, por, sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të lëshimeve teknike.

Këto rezultate preliminare janë mbledhur nëpërmjet telefonit nga gjithsej 71 vendvotime dhe këto të dhëna janë kalkuluar në databazën qendrore të rezultateve të zgjedhjeve të Demokracisë në Veprim.

“Pas kontaktimit të vëzhguesve në terren, Demokracia në Veprim ka gjetur një lëshim në dy vendvotime (1612A/03R dhe 1623A/01R), ku ka qenë një mospërputhje në mes të dhënave që janë marrë nëpërmjet telefonit nga qendra e të dhënave me ato që janë futur në databazë. Përderisa vëzhguesit kanë raportuar të dhënat e sakta për këto dy vendvotime, në databazën qendrore janë shënuar gabimisht këto të dhëna. Të dhënat preliminare të publikuara nga Demokracia në Veprim janë të bazuara në këtë databazë qendrore të rezultateve”, thuhet në një kumtesë të Demokracisë në Veprim.
AAK-ja i pati kontestuar rezultatet duke bërë ankesë pikërisht në këto lëshime në numërimin e votave. Gjatë ditës me rezultate përfundimtare do të dal edhe KQZ-ja, ndërsa pritet edhe numërimi i 405 votave me kusht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

E pranon gabimin për Rahovecin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum