www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zvogëlimi i trupave të KFOR-it dëshmon stabilitet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Zvogëlimi i trupave të KFOR-it dëshmon stabilitet    Fri Nov 26, 2010 1:43 am



Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi u takua të enjten me komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, Samuel J. Locklear III, ndërkaq u pohua se zvogëlimi në vazhdimësi i trupave të KFOR-it në Kosovë është faktor që tregon se në vend ka siguri dhe stabilitet.
Krasniqi tha se në takim kanë biseduar për bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, Forca e Sigurisë e Kosovës, kanë me NATO-n dhe me KFOR-in, ndërsa ka falënderuar admiralin dhe gjeneralin edhe për Samitin e Lisbonës, që vlerësoi punën e sigurisë në Kosovë, si dhe ka falënderuar edhe NATO-n, edhe prezencën e KFOR-it në Kosovë, për përgatitjen profesionale të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Unë edhe një herë e garantova admiralin dhe gjeneralin e KFOR-it në Kosovë se institucionet e Kosovës, populli i Kosovës do ta shtojnë bashkëpunimin me NATO-n dhe KFOR-in. Se qëllimi ynë politik dhe institucional është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi Krasniqi.

Komandanti i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Samuel J. Locklear III tha se në dy muajt e parë si komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli është në vazhdimësi i impresionuar me përparimin që arrihet në Kosovë.

“Në rolin tonë si NATO, përmes KFOR-it, ne do të vazhdojmë mbështetjen për ofrimin e mjedisit të qetë dhe të sigurt. Siç diskutuam, vendimi i kohëve të fundit i Këshillit të Atlantikut Verior për zvogëlimin e prezencës së KFOR-it nga më pak se 10 mijë trupa sa janë, në 5500 gjatë muajve në vijim është rezultat i natyrshëm dhe shenjë e mirë e përparimit të dukshëm që është arritur në Kosovë”, tha Locklear.

I pyetur rreth gjendjes së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe a ka plan për atë pjesë, Locklear u përgjigj “Kur e shohim tash ndryshimin në madhësinë e KFOR-it ne do të bëjmë ripozicionimin e disa forcave, me qëllim të përdorimit sa më të mirë të atyre forcave në ofrimin e mjedisit të qetë dhe të sigurt në gjithë Kosovën”.

Admirali Samuel J. Locklear III, komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Zvogëlimi i trupave të KFOR-it dëshmon stabilitet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum