www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjakova meriton të ketë universitet publik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Gjakova meriton të ketë universitet publik    Fri Nov 26, 2010 7:46 am


Nënpresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë të enjten në Gjakovë se çështja e universitetit publik nuk duhet të politizohet, por se fatkeqësia është se, sipas saj, kjo çështje tashmë është politizuar. Këto komente Kusari i ka bërë gjatë një debati të organizuar nga të rinjtë e AKR-së, ku kanë marrë pjesë edhe struktura arsimore dhe veteranë të arsimit të Gjakovës.
“Gjakova ka dhe ka pasur gjithmonë kuadro të arsimuara. Ka qenë prijëse në politikë, shkencë e kulturë, e tani të vij dita t’i mohohet kjo nga një mediokritet politik, dhe të thuhet se në Gjakovë nuk ka kapacitete, është vërtet e papranueshme”, ka thënë Kusari – Lila para një numri të madh të rinjsh.

“Gjysma e Akademisë kanë prejardhje nga Gjakova. Si mundet atëherë një komunë që ka edukuar dhe ka ngritë bazat e arsimit të lartë të Kosovës t’i mohohet një universitet. Por, jemi në Kosovën që jemi, që është larg të qenit shumë mirë”, ka shtuar më pas ajo. “Kjo do t’i dhembë rinisë së Gjakovës”, ka thënë Kusari, njofton Koha.

Profesor Masar Rizvanolli, një nga ideatorët e hapjes së Universitetit në Gjakovë, tha se kur e ka menduar këtë, ka llogaritur që ajo të ketë përmasa kombëtare, pasi në të duhet të mësojnë edhe studentë nga trevat veriore të Shqipërisë. “Mirëpo iniciativa që ka lindur e para në Gjakovë ka rënë në vesh të shurdhër”, ka pohuar Rizvanolli.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se hapja e Universitet në Gjakovë është edhe ide e tij e vjetër. “Dua të jem modest, por këtu është vendi i njohurive të mëdha, origjina e letërsisë e diturisë”, tha ndër të tjera Pacolli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Gjakova meriton të ketë universitet publik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum