Medina Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 28 Location : Tek Parajsa Pa Drita
 | Titulli: PDK nominoi Thaçin për kryeministër Fri Nov 26, 2010 7:48 am | |
| Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në konventën e mbajtur të enjten pasdite, nominoi Hashim Thaçin edhe për një mandat në postin e kryeministrit të Kosovës. Pas intonimit të himnit kombëtar, para pjesëmarrësve të kësaj konvente për figurën e Thaçit folën një student, një pensionist dhe një ish-pjesëtar i UÇK-së. Ata i shprehën atij falënderimet për gjithë ç’kishte bërë deri tash për ta – që të jenë studentë të lumtur, pensionistë pa brenga dhe luftëtarë që i sollën vendit lirinë. Folësit thanë se me Thaçin kryeministër gjatë viteve që vijnë, ndjejnë siguri se çdo gjë do të jetë më mirë për ta e Kosovën.
Ndërkohë, propozimi i nënkryetarit të kësaj Partie, Hajredin Kuçi, që Thaçi të jetë kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, për të cilat u shpreh i bindur se “PDK do t’i fitojë”, u prit me ovacione e duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit. Kuçi në favor të kandidatit përmendi lirinë e fituar me të, pavarësinë e shpallur prej tij, prosperitetin ekonomik dhe transformimet që i hapin rrugë vendit drejt integrimeve euro-atlantike.
Thaçi, gjatë fjalimit të tij, tha se nën drejtimin e tij Kosova do të përparojë, do të rritet mirëqenia e qytetarëve të saj, do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, do të punojë maksimalisht në zhvillimin ekonomik dhe do ta shndërrojë vendin në pjesë të Bashkimit Evropian.
“E kemi shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. E kemi bërë vendin me Kushtetutë dhe me ligje. E kemi krijuar FSK-në... I kemi rritur pagat e profesorëve dhe të mësuesve. Do t’i rrisim për 30 % pagat e shërbyesve civilë, dhe benificionet për kategoritë e luftës deri në 50 %... Me PDK-në do ta kalojmë sfidën demokratike duke ia kthyer stabilitetin politik në vend. Ne nuk i braktisëm institucionet që me mund i ngritëm. Ne nuk kemi braktisur kurrë, dhe nuk i braktisëm institucionet që i ndërtuam me gjak”, tha ndër të tjera kryeministri në largim gjatë fjalimit të tij në këtë konventë.
|
|