www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Genta Ismajli: Eurovizioni zviceran më ka vjedhur votat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Genta Ismajli: Eurovizioni zviceran më ka vjedhur votat   Mon Nov 29, 2010 6:29 pm

Duket se së fundmi këngëtarja e njohur si ‘ diva’ e muzikës kosovare dhe asaj shqiptare, është mjaft e irrituar. Shkak sipas saj është bërë vjedhja e votave që për pasojë ia ka përjashtuar mundësinë për të qenë pjesëmarrëse në konkurrimin përfundimtar të Eurovizionit Zvicerian.



Genta hyri në konkursin seleksionues për të përfaqësuar shtetin zvicerian në Eurovizion. Vetëm pak kohë më parë transmetuesi zyrtar i Zvicrës SF, mbajti një konkurs ‘ online’ votimi për të zgjedhur 7 këngët më të mira nga gjithsej 327 pjesmarrësit. Vetë këngëtarja kishte verbërisht besim se votimi do të trajtohej në mënyrë të drejtë, por shprehet se për fat të keq ata kanë gënjyer duke e përjashtuar atë nga mundësia për të merituar fitoren. Transmetuesi zvicerian mbylli afatin për të hyrë në konkurim pikërisht në datën 30 Tetor ndërkohë që hapi votimin ‘ online’ për të parë dhe rezultatin e disa ditëve më pas. Dhe së fundmi rezultatet tregojnë se Genta nuk është me numrin e caktuar të votave për të pretenduar për përfaqësim në këtë eveniment ndërkohë që aktiviteti i madh do të mbahet në datën 11 Dhjetor dhe fituesi do të vendoset nga votat e teleshikuesve.


Do të jetë pikërisht kënga fituese e dalë nga ky aktivitet që do të përfaqësojë Zvicrën në Eurivizionin e këtij viti që mbahet në Gjermani. “ Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur me klasifikimin tim. Unë nuk jam renditur në këngët pretenduese për të marrë çmimin e parë. Jam shumë e pikëlluar sidomos kur menaxheri im më tregoi evidencat se kënga ime ishte më e popullarizuar dhe se ata e vodhën atë nga unë. Turp që kanë gënjyer dhe falsifikuar”-rrëfen Genta. Nga ajo që tregon Genta është shqetësuar edhe për një tjetër fakt. Kur juria përkatëse shpalli fituesit u trondit së tepërmi kur mësoi se në listë nuk ka patur asnjë artist të huaj ndërsa të gjithë fituesit e përzgjedhur ishin banorë të Zvicrës.

Duke qenë të vetdijshëm për një hyrje shumë të suksesshme dhe të mirëpritur nga publiku në aktivitetin në fjalë, Genta është e tronditur që nuk arriti tek finalja duke marrë parasysh 158.000 adhuruesit e saj në faqen zyrtare. Në faqen zyrtare të festivalit Zvicerian, Genta kishtë më shumë se 18.000 shikues ndërsa në Youtube shikueshmëria e saj arriti 39.000 klikime. Sipas këngëtares në bazë të të dhënave juria përkatëse e festivalit e përjashtoi nga mundësia e merituar për të fitore ndërkohë që në bazë të rezultateve të manipuluara Genta ka vetëm 1800 vota. “ Kjo është e pamundur. Nuk ka asnjë të vërtetë dhe unë këtë gjë do e dëshmoj”-thotë Genta.

OFERTA E ZVICRËS PËR GENTËN

Vetëm pak kohë më parë shteti i Zvicrës i ofroi Genta Ismajlit një mundësi që ajo nuk mundi ta marrë në vendin e saj, në Kosovë, për shkak të pengesave politike si shtet i ri. Kështu, duke menduar se do të arrinte rezultate të kënaqshme, Genta pranoi të konkurronte për të prezantuar shtetin Zvicerian në Eurovizionin e këtij viti. E duke u njohur me rezultatin final që e përjashtoi nga mundësia për të fituar, Genta e irrituar u është drejtuar autoriteteve përkatëse të Festivalit: “ Turp për njerëzit që kanë drejtuar këtë konkurs dhe turp për ne, nëse nuk bëjmë asgjë në lidhje me këtë. Unë kisha besim tek Zvcira si shtet dhe në popullsi, kisha besim që ata ishin të drejtë dhe të kuptueshëm. Përse mbajnë pra një konkurs të tillë që është i hapur për çdo nacionalitet? E mbaj mend vetveten duke menduar: WoW çfarë kombi të mirë, i hapur për të gjithë në këtë mënyrë. Ata janë një shembull për të gjithë botën. Besimi im në Zvicër nuk do mbetet ashtu si ka qenë më parë.”

JA PSE KA ZHGËNJYER GENTA

Me shqetësimin e Gentës janë njohur edhe fansat e saj por edhe shikues dhe dëgjues të rregullt të saj. Ndryshe nga ç’mund të mendohej përpos atyre që e kanë mbështetur dhe përkrahur shumë në çdo nismë të saj, ka pasur edhe nga ata që i kanë dalë kundër këngëtares dhe këtë kryesisht e argumentojnë dhe e lidhin me faktin që Genta i ka turpëruar me klipin e saj më të fundit: “ Shkune Tune”, ku shfaqet sipas tyre në një mënyrë shumë të degraduar. Ja cilat janë disa nga komentet që ata i janë drejtuar asaj, pikërisht në rubrikën që këngëtarja i ka ofruar për të dhënë mendimin e tyre:

“ Boll. Mirë që nuk të paskan pranuar”

“ mjaft se na lodhe, je bërë njeri bajat e pa dinjitet”

“ Festivali as nuk ka gënjyer dhe as falsifikuar. Nuk ma merr mendja. Nuk je në USA ose në KS aty”

“ Mirë të është bërë, kështu është kur del lakuriq”

“ Më mirë të përkrahim ndonjë tjetër që del lakuriq dhe jo atë”

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: Genta Ismajli: Eurovizioni zviceran më ka vjedhur votat   Mon Nov 29, 2010 11:36 pm

wow no coment spo kam fjal valla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Genta Ismajli: Eurovizioni zviceran më ka vjedhur votat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
YlliehanaForum