www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Agron Llakaj: U largova unë para kohe, s’më pushuan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Agron Llakaj: U largova unë para kohe, s’më pushuan   Tue Nov 30, 2010 5:48 pm




Që nga e diela që lamë pas e në vazhdim, varietesë së humorit “Portokalli” do t’i mungojë një nga figurat me të cilën identifikohej… Artisti i njohur i skenës dhe ekranit, Agron Llakaj, një ndër ideatorët e “Portokallisë” largohet nga ky spektakël për t’u rishfaqur sërish në muajin janar në një tjetër ekran, e këtë herë me një ide ndryshe.



Do të jetë moderatori i një showquiz-i, përmes të cilit do të bëhen të pasur me dhjetëra konkurrentë. Mjeshtëri i Madh i artit shqiptar, i dekoruar nga Presidenti i Republikës me këtë titull pak muaj më parë, rrëfen në këtë intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” të vërtetën e largimit të tij nga ekrani i ‘Top Channel’, duke hedhur në këtë mënyrë dritë edhe mbi aludimet që janë bërë për një pushim të tij nga puna…


Tashmë publiku është njohur me lajmin e largimit tuaj nga “Portokallia”, vetëm se nga thashethemet që qarkullojnë, thuhet se ky largim erdhi para kohe. Mund të na e tregoni ju se cila është e vërteta…? Ju kanë pushuar, apo jeni larguar vetë?
Së pari më lejoni t’ju përshëndes! E dyta, ju thoni se sipas thashethemeve që qarkullojnë… atëherë le të ngelemi tek e vërteta e t’i lëmë thashethemet. Përballë gjithë halleve dhe shqetësimeve që kanë njerëzia, ikja para apo prapa kohe e Agronit nga “Portokallia” dhe ‘TCh’ më duket një problem aq periferik saqë më vjen për të qeshur, por gjithsesi po ju përgjigjem…Jam larguar unë para kohe dhe nuk më ka pushuar njeri, një vendim personal, i vështirë, por i pakthyeshëm.
Sa ka ndikuar dalja juaj në festivalin “Kënga Magjike” në këtë largim?
Gjithmonë në traditën shqiptare është bërë zakon që kush largohet nga x vend në një vend tjetër, detyrimisht duhet të zbrazë malin e mllefeve… Unë, të gjitha po i lë atje, kam qenë pjesë e një perandorie mediatike me një mal investim artistik dhe njerëzor, në një “Portokalli” që historia e artit shqiptar në gjithë historinë e saj nuk e ka arritur dot deri më sot, show-komik më popullor, më shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i zi e kudo në të gjithë botën. Jam krenar për çka kam dhënë dhe i përulur për çka më ka dhënë “Portokallia” dhe ‘TCh’. Erdhi një ditë që duhej të largohesha, shkaqet, jo “Kënga magjike” e jo të tjera, nuk kanë më kuptim dhe thjesht mbeten në tymnajën mediatike që qarkullojnë në variantin e thashethemeve. Unë si Agron nuk dua të merrem me interpretimin e çdolloj reagimi ndaj meje, qoftë ai dhe në dëmin tim. Në “Kënga Magjike” shkova si i ftuar special nga një mik i imi, dhe e ndjeja për detyrë ta respektoja, padashur që dikush të ndihej keq a të bëhej keq, këtu është momenti për të hapur thesin…por, jo! Këtu mbyllet. Unë kam personalitetin tim artistik dhe njerëzor, askush nuk mund të më shikojë dhe trajtojë si pronë të vetën.
Keni pasur ndonjë konflikt të brendshëm në stafin e “Portokallisë”?
“Portokallia” u bë kjo që u bë, nga investimi shpirtëror dhe moral i të gjithëve ne që e krijuam, e ngritëm me shumë dashuri dhe përkushtim dhe me debate si pjesë reale e një procesi, por konflikt…kurrë!
Pra nuk është e vërtetë se ju keni bërë sherr? Është thënë se ju keni marrëdhënie të ftohta me stafin e “Portokallisë”, si qëndron e vërteta?
(Qesh)…marrëdhënie të ftohta, sherr? Asnjëherë! Ne prej 7 vjetësh edhe kemi bërë fjalë, edhe jemi sherrosur, por më shumë e kemi respektuar njëri-tjetrin dhe kemi bërë atë që mbi veten të fitonte “Portokallia”…uroj që të mos ndodhë tani më pas kjo gjë (ftohja). Në fund të fundit, çdolloj miqësie ngjason me zjarrin në vatër, po i hodhe dru, ka zjarr dhe të ngrohtë, po e le…shuhet.
Po pse ky ndryshim, pse po largoheni nga “Portokallia”?
Artisti, ashtu si edhe vetë jeta, duhet të ecë nëpërmjet zhvillimit dhe ndryshimit…unë largohem duke menduar se misioni im në “Portokalli” mbaroi. Punoj fuqishëm për projektin e ri duke respektuar gjithçka kam bërë, jo vetëm në “Portokalli”, por kudo ku kam dhënë kontributin tim artistik dhe qytetar. Me një fjalë… NDRYSHIM!
Pagesa ka ndikuar në këtë largim tuajin?
Paguhesha shumë mirë!
Mendoni se do t’ju mungojë “Portokallia”?
Ndarjet asnjëherë s’janë të lehta, në fund të fundit është një dashuri e madhe, thjesht që “Portokallia” identifikohej me emrin tim ishte një çmim dhe pasuri e madhe…por, puna dhe suksesi në “Portokalli” kishte emërues të përbashkët gjithë trupën, tavolinën e punës si mbret i krijimit, zhvillimit dhe realizimit të suksesit të pamenduar ndonjëherë. Tashmë, pjesë e biografisë sime artistike. I uroj sukses!
Për cilin nga personazhet tuaja do t’ju marrë më shumë malli?
Personazhet janë pjesë e arkivit personal të Agronit, diku, dikur ato do të shfaqen….
Është vendosur tanimë se cili do të jetë ai që do t’ju zëvendësojë në “Portokalli”?
Nuk besoj se është pyetje për mua.
Jeni ndarë tashmë me trupën e “Portokallisë”?
Nuk jam ndarë ende, por pa diskutim që do t’i takoj, sepse edhe ata kanë dhënë një kontribut të çmuar në rritjen time artistike. Unë jam një produkt kolektiv dhe si i tillë, mendoj se kornizat e një artisti gdhenden nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij… Pa diskutim që do takohem me ta.
Zhvendoseni në “Klan” për të drejtuar një show-quiz…Si do të vini ju në këtë format?
Po. Jam tashmë moderatori i ri i show-quiz-it më të famshëm në të gjithë botën, ‘Kush do të bëhet milioner’. Është një format shumë popullor dhe familjar, në fund të fundit zgjon te njerëzit detyrimin për të lexuar, për t’u informuar, më saktë aty fitohet nëpërmjet dijes. Ky format kishte nevojë për ndryshim, për një dritare të fuqishme mediatike dhe ‘Klan’ është i tillë. Kompania ‘Grand Media’ që ka ekskluzivitetin e këtij show për 10 vite në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni më ofroi punën si moderator të këtij formati, gjë të cilën e prita me shumë kënaqësi dhe shpresoj që të jap më të mirën time, është një sfidë e re artistike.
Kur do të shfaqeni në “Klan”?
Në mes të muajit janar fillon transmetimi, çdo të hënë. Natyrisht që ambiciet e mia artistike nuk mbarojnë veç këtu, po punoj fuqishëm paralelisht për një show komik që do të shfaqet po në “Klan”, por në një kohë të dytë. Besoj se informova ju dhe lexuesit tuaj për çka duhet të dini mbi Agronin.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Agron Llakaj: U largova unë para kohe, s’më pushuan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum