www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FOL e zhgënjyer nga partitë politike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: FOL e zhgënjyer nga partitë politike    Wed Dec 01, 2010 1:10 am


Lëvizja FOL është zhgënjyer me mungesën e vullnetit nga ana e partive politike për të nënshkruar një deklaratë të zotimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Kjo lëvizje, më 24 nëntor ka dërguar në adresat elektronike të drejtuesve të partive politike - LDK, PDK, AAK, AKR, FER dhe Vetëvendosje, një deklaratë të zotimit për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila ka përmbajtur disa zotime konkrete të cilat do të kontribuojnë në efektivitetin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Partitë ishin ftuar që të martën, në ora 11:00, të nënshkruajnë deklaratën, mirëpo asnjëra prej partive politike nuk është përgjigjur në ftesat e dërguara.
“Injorimi i kësaj nisme nga ana e partive politike dërgon sinjale shqetësuese sa i përket cilësisë së agjendës së tyre anti-korrupsion, si dhe është indikator i mungesës së vullnetit politik për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në një njoftim të FOL.
Po ashtu Lëvizja FOL, më 10 nëntor kishte dërguar tek të gjitha partitë politike një kërkesë, me anë të së cilës, kërkonte që ato të bëjnë publike financat e tyre.
Sipas FOL, kjo është mungesë e përgjigjeve nga ana e partive politike, për të bërë transparente burimet dhe financat në përputhje me Ligjin për financimin e partive politike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

FOL e zhgënjyer nga partitë politike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum